>
BIOSHQIP
Biografia
Blerina është diplomuar ne "Akademine e Arteve te Bukura" ne fushën e kompozicionit. Duke qënë e verbër, ajo i ka provuar vështirsitë e studimit në muzikë persa i përket partiturave muzikore. Projekti i Blerines fokusohet ne pergatitjen e partiturave ne sistemin 'Brail' si dhe trainimin e muzikantëve të verbër në përdorimin e këtij sistemi. Fillimisht, ajo do punojë në përgatitjen e nje manuali universal 'Brail' nga qendra e specializuar në Zvicër. Më tej, ajo do përgatisë 36 partiturat në këtë sistem simbolesh, si dhe do trajnojë stafi i institutit e nxënësve që nuk shikojnë "Ramazan Kabashi" përdorimin e këtij sistemi; Në një seri seminaresh lidhje me këtë sistem te ri për kategoritë e muzikantëve të verbër do prezantohet 'software' dhe 'hardware' për kodin 'Brail' dhe qëllimin e përdorimit të tij brenda planit të tyre mësimor. Blerina mbështetet nga "Shoqata e të Verbërve e Shqipërisë" (SHVSH) në këtë nismë.

Në Nëntor 2000, Blerina Shalari merr pjesë në Kënga Magjike 2000 me këngën "Sa Drite Jetes I Kerkova".

Në Nëntor 2001, Blerina Shalari merr pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën "Shqiptare Eshte Emri Im".

Në Dhjetor 2007, Blerina Shalari merr pjesë në Festivali i 46-të në RTSH me këngën "Zgjohem Nga Heshtja".

Në Dhjetor 2010, Blerina Shalari merr pjesë në Festivali i 49-të në RTSH me këngën "Lutjes Apo Dashurise".

Në Qershor 2011, Blerina Shalari merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "Kembana E Dashurise".

Në Maj 2013, Blerina Shalari merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Portreti Yt".