>
BIOSHQIP

Blerina Shera: Me Publikun U Njoftova Në “The Voice”

24-05-2015
Blerina Shera, u bë e njohur në spektalin The Voice of Albania 3, e ndërsa tani ajo vazhdon karrierën e saj me projekte të reja muzikore solo. "Ka realizuar dy këngë deri tani "Ne doren tende" e cila u prezantua në Top Fest 12 dhe "Nuk ta fal" e cila u realizua me videoklip. Për këto dy projekte në flaet vetë Blerina në një intervistë në vazhdim...

TeksteShqip: Blerina, projekti i fundit i juaji muzikor ishte "Ne doren tende", këngë kjo me të cilën u paraqitët në Top fest 12. Na fol pak më shumë për këngën?

Blerina: Projekti im i fundit ka qenë "Në dorën tënde", një këngë që më ka hyrë në zemër dhe me të cilën shpresoja të hyja në zemrën e publikut.



TeksteShqip: Kush janë bashkpuntorët e këngës dhe për çfarë flet kënga?

Blerina: Kjo këngë flet për dashurinë e një fëmije për nënën e tij, një histori që i përket të gjithëve. Çdo njeri ka nevojën dhe dëshirën që të shprehë dashurinë që ka për nënën e vet dhe me këtë këngë unë doja të bëja pikërisht këtë gjë.
Për tekstin kam bashkpunuar me Muzikantin Gerti Gjoni që e falenderoj shumë për këtë këngë fantastike dhe për muzikën duhet të falenderoj Jonihad Bushati.

TeksteShqip: Përse zgjodhët Top Fest për të konkuruar dhe pse mendon se nuk jeni në finale?

Blerina: Zgjodha Top Fest sepse pas konkurimit në "The Voice" ishte një zgjedhje me të cilën doja të vazhdoja karrierën time në Shqiperi, për tu njohur edhe më shumë nga publiku shqiptar. Nuk e di arsyen për të cilën nuk jam në finale. Ndoshta publiku preferon një muzikë më moderne, një temë ndryshe. Besoj se gjëja më e rëndësishme tek një këngë është pikërisht teksti. Tema nuk mund të jetë e cekët, "scontato" i themi ne në Itali, duhet të ketë një domethënie dhe besoj se pavarësisht nga të gjitha, kënga ime ka gjithë karakteristikat që i perkasin një kënge origjinale dhe jam shumë e kënaqur, sidomos sepse këtu në Itali e kanë pëlqyer shumë dhe besoj se synimi për të gjithë ne këngëtarët është edhe kjo!



TeksteShqip: Këtë vit keni publikuar edhe videoklipin tuaj të parë "Nuk të fal". Na trego pak is erdhe deri tek realizimi i videoklipit?

Blerina: Në fakt gjithmonë kam dashur të bashkpunoja me Gert Gjonin dhe pas The voicit kemi qenë në kontakt dhe zgjodhem të fillonim këtë punë për një këngë të re! Filluam me bashkpunimin për tekstin, muzikën dhe Me që kjo gjë u tregua fantastike zgjodhëm të krijonim edhe një video klip i cili u realizua nga "Swarti", ka qenë një eksperiencë e paharrueshme dhe dua të falenderoj të gjithë ata që kanë punuar për këtë realizim kaq të bukur! Kur pashë klipin u ndjeva shumë e lumtur dhe për mua ka qenë një nga gjërat që më kanë bindur që kjo është rruga ime! Këtu në Itali shoqë ria ime e dëgjon gjithmonë këtë këngë dhe shumë muzikant të tjerë më kanë bërë komplimente. Jam shumë e kënaqur!

TeksteShqip: Publiku ju njeh nga "The Voice of Albania 3". Na trego pak si je ndjerë gjatë kohës që ke qenë pjesë e këtij spektakli?

Blerina: Pjesmarrja në The Voice ka qenë, në Itali quhet "Il mio trampolino di lancio"! Në fakt pas emisionit sidomos këtu në Itali kam filluar që të punoj shumë me muzikën, shumë band më kanë thirrur, kam marrë pjesë në shumë evente muzikore, dhe gjithë këto gjëra më kanë bërë që të rritem shumë për sa i përket kulturës së muzikës! Voici më ndihmoi shumë! Tash jam shumë më e sigurt në skenë, di të kontrolloj emocionin dhe kam mësuar të kem kontaktin e duhur me publikun! Për gjithë këto gjëra duhet të falenderoj në rradhë të parë Aurela Gaçen, më ka mësuar shume gjëra që nuk do ti harroj kurrë në jetën time! Dhe pas pjessmarries bëra një këngë, një arritje shumë e rëndësishme!



TeksteShqip: Jetoni në Itali? Merreni me ndonjë gjë tjetër veç muzikës?

Blerina: Kam 20 vjet që jetoj në Itali dhe avash avash fillova pikërisht këtu që të merresha me muzikën. Tani kam një band që quhet "Souls Dynamite" me të cilën bëjmë rock, blues, soul dhe me bashkpunimin me një produktor që quhet Stefano Iezzi, ku realizova një këngë që quhet "Take me high" e cila doli në radio dhe është disponibile edhe në ITUNES, përveç këngës po dipllomohem për gjuhët e huaja dhe punoj! Shkoj në palestër dhe adhuroj të lexoj libra dhe të dal me shoqërinë .

TeksteShqip: Çfarë mendimi keni për tregun e muzikës sot?

Blerina: Fatkeqesisht tregu i muzikës tani është bërë shumë i vështirë. Në rradhë të parë ka shumë konkurencë dhe sa më shumë të rinj duan të bëhen këngëtar! Talenti shumë herë nuk vlerësohet ashtu siç duhet dhe në shumicën e rasteve vëhet në vendin e parë bukuria pastaj vijnë gjërat e tjera! Por mendimi im është se po të kesh dëshirë që të arrish të bëhesh çfare don të bëhesh, me shumë punë dhe sakrificë mund t'ja dalësh.



TeksteShqip: Po për albumet, ç'mendim keni?

Blerina: Për mua të krijoj një album është arritja më e madhe dhe po e mendoj që ta bëj!

TeksteShqip: Blerina faleminderit që gjete kohë për intervistë. Për fund dëshiron ti përshëndesësh fansat e tu...

Blerina: Faleminderit ju që më dhatë shansin që publiku të më njoh në aspekte të ndryshme. Falenderoj të gjithë ata që më duan dhe më ndjekin! Do shihemi së shpejti me një projekt të ri. Ju perqafoj!!!
(B.A/Teksteshqip.Com)

Blerina Shera: Me Publikun U Njoftova Në “The Voice”