>
BIOSHQIP

Demanti Nga Blerim Muharremi

16-07-2015
Blerim Muharremi i njohur si Blero ka reaguar ndaj një shkrimi të postuar nga Indeksonline më 12 korrik të këtij viti. Blero ka reaguar për një paragraf të tekstit me titull “Teuta në super-formë”.

Bleros i ka mbetur hatri për paragrafin fundit të tekstit “Sigurisht vlen të theksohet së martesa me Bleron ishte aksidentale, pasi që Teuta nuk ndanë të njëjta vlera me të”, i cili për hir të korrektësisë është larguar menjëherë nga teksti.

Duke respektuar të gjitha kodet etike të gazetarisë dhe ligjet në fuqi, ne do ta botojmë reagimin e plotë të Bleros të dërguar në redaksinë tonë nga avokati i tij, Taulant Hodaj në formë të demantit/përgënjeshtrimit.

Po ashtu më poshtë gjeni sqarimin e Indeksonline për tekstin në fjalë të gjithë rrjedhjen e ngjarjes.

Reagimi i dërguar nga avokati i Bleror, Taulant Hodaj (Teksti është i pakorrektuar gjuhësisht ashtu siç është dërguar në redaksinë tonë):
Rrethanat Faktike dhe Juridike
I. Më datë 12 Korrik 2015, portali IndeksOnline ka publikuar një
shkrim jashtëzakonisht, shpifë, fyes dhe denigruese, për
imazhin dhe repuBleroetacionin e personaliteit të Blero
Muharremit dhe familjes së tijë. Në këtë rast shkrim pa
prezentuar ndonje prove portali potencon pervec teksti tjeter
shkrimit potencohet ne menyre specifike se “Sigurisht vlen të
thekosohet së martesa me Bleron ishte aksidentale, pasi që Teuta nuk ndanë të njëjta vlera me të!”
II. Ky linqimi i emrit të Blero Muharremit se kinse martesa e tijë ishte aksidentale dhe e deshtuar
duke e paraqitur kështu me vlera të ulta njerzore, duken se janë të sajuara për të demtuar
repotacionin tijë dhe të shumë sukseseve të tijë në jeten artistike si dhe familjes se tij.
III. Ne fakt fyerja dhe shpifja e shkrimit të publikuar drejtuar ndaj z. Blero Muharremi dhe familjes së
tijë është teje nënçmuese pasi qe duke ju referuar fjalve “Sigurisht vlen të theksohet” tergon qartë
autori ishte ne dijeni se ai/ajo po kontribon në përhajen e shpifjes dhe fyrjes.
IV. Padyshim se plasimi i një lajmi të tillë fuyes, shpifes dhe denigrues nuk kontribon aspak me
interes të rëndësishëm për publikun ngase nderhyn thell në privacin e individit dhe të drejten
familjare.
V. Publikimi i një shkrimmi të tillë nënkupton publikimin e një fakti të pavërtetë rreth personalitetit
të z. Blero Muharremi dhe të cilën publikuesi e din ose është dashur ta dijë se fakti kinse “martesa
me Bleron ishte aksidentale” dhe deklarata është e pavërtetë, kuptimi i së cilës dëmton reputacioni
e z. Blero Muharremi kinse ky perfaqeson vlera te ulëta
Andja, portalit të sipër shenuar, kërkoj që pas shqyrtimit të kësaj kërkese të veprojë menjëher në
përputhje më nenin 4 paragrafi 2 të Ligjit Nr. 02/L-65 Civil Kundër Shpifjes dhe Fyerjes, respektivisht të
ndërmarr këtoh hapa:
1. Që ky përgënjshtrim të publikohet breda afatit ligjorë në të njejtë menyrë dhe në të njejten kohë te
ditës, sikur me rastin e plasimit të informacionit shpifes dhe fyes të publikuar;
2. Terheqjen e teresishme te informacionit shpifes dhe fyes ndaj personalitetit te Z. Blerim Muharremi
3. Te kerkoj falje publike nepermjet mediumit te tyre si ne kerkesen 1.
Sqarim i Indeksonline:
Indeksonline dëshiron të sqarojë për Bleron dhe opinionin e gjerë publik se teksti apo paragrafi për të cilën ka reaguar nuk ka pasur qëllim të fyejë e as të denigroi atë, duke e ditur se ne kemi bashkëpunuar në vazhdimësi. Konsiderojmë se paragrafi problematik sipas Bleros “Sigurisht vlen të theksohet së martesa me Bleron ishte aksidentale, pasi që Teuta nuk ndanë të njëjta vlera me të” nuk mund të interpretohet në mënyrën se si e ka bërë këngëtari. Ne e dimë që Blero është i ndarë nga Teuta dhe si e tillë fjala “aksidentale” nuk mund të merret si fyerje, pasi që divorci ka ndodhur. Po ashtu nëse dy njerëz ndajnë vlera të njëjta, ata do të vazhdonin edhe më tej ishin bashkë. Vlera të njëjta vlen për bashkëshortë, njerëz të idealit, vlera të njëjta shoqërore, shkencore, akademike, etj.
Pra, sqarojmë edhe një herë se fjalia “nuk ndanë të njëjta vlera me të” assesi nuk ka pasur për qëllim që të kuptohet në konotacion negativ e as fyes.

Megjithatë, ne si Indeksonline duke mos dashur që kjo fjali të keqkuptohet dhe të nënkuptohet si fyerje ashtu siç e ka perceptuar Blero, kemi reaguar duke e larguar menjëherë. Për këtë është njoftuar edhe Blero dhe avokati i tij.

Por çfarë ka ndodhur në ndërkohë
Të hënën herët në mëngjes, këngëtari Blero Muharremi hyn në redaksinë e Indeksonline pa asnjë paralajmërim dhe duke e shmangur sigurimin e objektit. Ai hyn në një objekt privat pa asnjë paralajmërim duke arritur në zyrat e portalit tonë në katin e tretë dhe aty i drejtohet gazetares që ishte e pranishme me këto fjalë “Kush e ka qit lajmin”?! Paramendojeni një person që konsiderohet publik bën shkelje të tillë duke hyrë ilegalisht në një objekt privat dhe i shqetëson gazetarët me pyetje të tilla. Ai aty e kërkon edhe numrin privat të kryeredaktorit? Për çka? Për ta kërcënuar?! Indeksonline e ka adresën zyrtare elektronike, e ka numrin e telefonit zyrtar të redaksisë ku të gjithë mund të thërrasin ose të shkruajnë, e jo të hyjnë në atë formë ilegalisht në redaksi siç ka bërë Blero. A ka mund të ndodhtë diçka e rrezikshme nga Blero? Edhe mund të ketë ndodhur kur dikush vjen në atë mënyrë në zyre.

Dhe kur kryeredaktori Indeksonline më pas e pyet Bleron përmes telefonit se pse është dashur që ai të vije në zyre dhe të shqetësojë gazetarët, ai përgjigjet kështu (përmes SMS-it): “Nëse ju mendoni që unë i kam shqetësuar gazetarët, atëherë unë e kam krejt prezencën time të regjistruar në telefon! Kështu që me mua nuk mundësh ashtu, sepse jam pak më i kthjellët”. Dhe paramendojeni çfarë shkelje të dytë ka bërë Blero: ai ka incizuar me telefon në një mjedis privat dhe pa autorizim, gjë që përben sërish shkelje të rëndë, pas hyrjes ilegale dhe pa paralajmërim në redaksi.

Për fund, ne kemi treguar se jemi të hapur edhe për ata persona që ndaj neve reagojnë dhe veprojnë në këtë formë, duke ju dhënë hapësirë të gjithëve, pa përjashtim. Qëllimi ynë primar është informimi i drejt dhe i saktë i qytetarëve e jo e kundërta.
(Indeksonline)

Demanti Nga Blerim Muharremi