>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo është e njohur jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, në trevat shqipfolëse e në gjithë Ballkanin. Ajo është fituese e shumë çmimeve, madje është shpërbyler me vendin e parë si përfaqësuese e Kosovës në Festivalin mbarëkombëtar shqiptar në Shqipëri, ku kanë marrë pjesë fëmijë nga i gjithë Ballkani dhe ka arritur të zërë vendin e parë. Blinera për vite me radhë është shpallur fituese e festivaleve me vendin e parë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni, Mal të Zi e deri në Bullgari. Ajo ka shumë këngë të realizuara, duete, videoklipe e shumë suksese të tjera me kompozitorë të ndryshëm. Blinera është drejtuese e një emisioni të drejtëpërdrejtë për fëmijë Top-Hop Hiti, në RTV 21 që trasmetohet çdo ditë nga ora 11:30 deri në 12:00. Po ashtu, Blinera është edhe aktore. Ajo ka luajtur role në filma (si "Nëna" etj.) dhe ka marrë pjesë nëpër shfaqje teatrale.

Në Dhjetor 2011, Blinera Muzhaku merr pjesë në Ylberi 2011 me këngën "Talenti Im".

Në Korrik 2012, Blinera Muzhaku merr pjesë në Kosova Fest Kids 2012 me këngën "Ikon E Hollywoodit".

Në Dhjetor 2012, Blinera Muzhaku merr pjesë në Ylberi 2012 me këngën "Ikon E Hollywoodit".

Në Nëntor 2013, Blinera Muzhaku & Verona Mala marrin pjesë në Lyra Fest 2013 me këngën "Shoqet Llafazane".

Në Dhjetor 2013, Blinera Muzhaku merr pjesë në Ylberi 2013 me këngën "Skenat Pushtoj".

Në Prill 2014, Blinera Muzhaku merr pjesë në Çelesi Muzikor 8 Junior me këngën "Jam Një Shqipe".

Më datë 27 Tetor 2014, Blinera Muzhaku publikon videoklipin "Shqip Këndoj". Me këtë këngë, Blinera Muzhaku merr pjesë në Vihuela Fest 2014 në vitin 2014.

Në Korrik 2015, Blinera Muzhaku merr pjesë në Kosova Fest Kids 2015 me këngën "Young European".
KATEGORI: