>
BIOSHQIP

Bloodychuck: Kurrë Nuk Ka Pasur Repera Më Të Këqinj

05-02-2013
Reperi shqiptar, Bloodychuk, ka kritikuar ashpër skenën e hip hopit shqiptar, duke thënë se momentalisht të gjithë reperët janë të këqinj dhe bëri aludimi të fuqishëm për pluralizëm në hip hopin tonë.
Bloodychuck që bashke me Singullar së fundmi lansoi albumin “Hip Hop Me Ngjyra Të Gjalla” ashpër ka vënë nën sëpatën e tij gjithë skenën e hip hopit shqiptar.

“Kurrë nuk ka pasur reperë më të këqinj në shqiptari. Ose mikrofonët janë shumë lirë, ose ka mungesë të aktiviteteve tjera”, ka thënë Bloodychuck në profilin e tij në Facebook.

Deklarata e Bloodychuck vjen pak kohë pas pohimeve të liderit të Babastars, Getit, se hip hopi shqiptar është bërë sikur ai amerikan me klane që po luftojnë njëri-tjetrin.
(Telegrafi)

Bloodychuck: Kurrë Nuk Ka Pasur Repera Më Të Këqinj