>
BIOSHQIP

Bojken Lako: Me Grifshat Eksperimentoj Dhe Veten

17-04-2012
Gjithmone vjen me risi ne tregun muzikor. Vetem pak dite me pare ne radiot e kryeqytetit jane prezantuar tre kenget e tij te reja qe do te jene pjese e albumit te ri "Bojken Lako dhe Brezat". Nderkaq, prej kohesh, ai njihet edhe si mentor i nje nga grupeve me interesante, sic eshte ai "Grifshat". Puna me e fundit e tyre eshte kenga "Ne pafundesi" konkurruese ne festivalin "Top Fest".

Bojken, sapo keni publikuar tre kenge te reja. Si eshte bere shperndarja e tyre?

Po, jane tre kenge, qe i kam nxjerre ne radio, jane kenge te nje albumi te ri qe do te dale ne qershor. Kenget jane gjysme elektronike dhe gjysme rock. Behet fjale per kengen "Te zakonshem", "Tirana" qe doli ne veren e shkuar dhe "Love, love, love". Tre kenge qe vijne kete here ne nje variant elektronik. Ne fakt, persos ketyre kengeve, ne kete fryme eshte gjithe albumi, "Bojken Lako dhe Brezat". Kenget e albumit jane punuar me Trim Radojen, ne orkestrim dhe muzike "live", sepse eshte i orientuar tek muzika elektronike. Nderkaq, kenga "Te zakonshem" do te shoqerohet edhe me klip me vone.

Prezantoheni me kengen "Ne pafundesi" qe interpretohet nga grupi "Grifshat" ne Festival. Si i gershetoni shijet tuaja muzikore, duke qene se jeni dy breza te ndryshem?

Nga puna qe po bejme tani jam i kenaqur se i rrahim mendimet dhe ne perfundim vendosim se bashku, pra funksionon ideja e "Brezave". Ne albumin qe do te nxjerrim do ta vertetojme mjaft mire kete.

Eshte me teper fryt i nje pune te gjate qe nuk nis me nje kenge, por nis ne studio, me kohe, duke njohur keta muzikante te rinj. Duke pare talentin tek ata dhe duke dashur te behet nje gje me e perzier mes shijes se brezave dhe tingullit qe shoqeron brezat. Per shembull, tingulli qe me ka shoqeruar mua 16 vjec ka qene tjeter me ate qe shoqeronte adoleshencen ne vitet 2000, sot gjithashtu eshte tjeter. Eshte nje bashkim tingujsh, miks i kulturave dhe tingujve folk, rock dhe elektronike, qe nxjerr nje produkt interesant dhe te vecante.

Merrni ju me shume nga te rinjte apo ata nga ju?

Marredhenia eshte e ndersjelle. Eshte nje kerkese e brendshme e imja per te ndryshuar edhe une vete, per te qene ne kohe dhe duke dashur te eksperimentoj dhe te ndryshoj vete.

Nga vete artistet thuhet qe albumet nuk shiten. Atehere, a ia vlen qe te publikosh nje album?

Ia vlen, jo per fitime, sepse edhe sot ne bote artistet nuk fitojne nga albumet, por fitojne nga koncertet. Eshte koha e internetit qe e ka demtuar shijen e muzikes dhe shperndarjen e muzikes. Megjithate, per mua, albumi eshte konkretizim i punes dhe prezantimi i dickaje te re dhe te denje ne muzike.

Cfare simbolike ka kenga qe e ben te kete vlere edhe 20 vjet pas krijimit te saj?

Eshte shkruar per nje personazh simbol qe ka shoqeruar adoleshencen time qe eshte njeriu qe nuk mund te flase dhe te shprehet, eshte kenge pas viteve te diktatures. Kjo kenge ka disa vargje qe mua me kane shoqeruar ne cdo kenge gati-gati. "Mundohu te rebelosh/ kur askush nuk te shikon". Kjo eshte pjese e filozofise qe e kam perdorur edhe ne kenge te tjera.

Me te drejte mund te cilesoheni mentori i grupit "Grifshat". Cfare e ben te vecante kete grup dhe kengen e re "Ne pafundesi"?

Se pari, nga ana ime eshte bashkimi i disa talenteve, ata vete kane qene elemente qe une i kam gjetur gati. Jane njerez qe i kam bashkuar. Une dua te vleresohet fryma e te gjithe ketyre vajzave qe kane prirjet e veta muzikore dhe qe bashkohen, pasi jane te rrymave te ndryshme, dhe per mua eshte kenaqesi qe te vleresohet ky bend. Une i pyes shume, flasim shume para se te regjistrohen kenget, nese ato kane propozime per te futur elemente te rinj ne nje kenge, une jam shume i hapur dhe mendoj qe ia kemi arritur ne kete punen tone te fundit te sjellim nje bande te mire. Ka qene ideja e grupit qe kenga te ishte balade dhe elektronike dhe "Ne pafundesi" eshte e tille.

A mendoni se gjykimi i jurive eshte gjithmone i drejte?

Gjykimi i profesionisteve te vertete mendoj se eshte gjithmone i drejte. Ata qe nuk vleresojne drejt ne festivale nuk jane profesioniste, por mendoj se me eksperiencen ne fushes se muzikes, sukses eshte kur kenga behet hit, kur kenga mbetet ne memorien e njerezve dhe cfare vlere merr ajo ne kohe. Une nuk merzitem nga gjykimi i momentit, pasi kenget ngelen dhe une jam i kenaqur me cfare kam bere deri me tani.
(Ilda Lumani Koha Jone)

Bojken Lako: Me Grifshat Eksperimentoj Dhe Veten