TEKSTESHQIP

Bojken Lako
Erdh Pranvera
Lyrics

Hapa dritaren, të dhomës sime
Në kornizën e qiellit të kaltër
Hyni një degë e bajames së mbushun, me lule të bardha
Pranë meje dikush tha
Erdh pranvera
Por unë nuk e besova

Fluturoi dallën'yshja para syve të mi
Me rrezet të diellit ngrihet në ajër
Ngriti cicërimi i gëzushëm i saj
Gjeti folenë
Dhe prapë dikush më tha
Erdh pranvera
Por une nuk e besova

Erdhe ti tek unë
Me ato flokë të verdhë
Me një bluzë të hollë
Mbuluar supet të njomë
Nëpër sytë e tu, celte lule limoni
Nëper buzët të tua, pikonte erë limoni
E besova
Erdh pranvera
Kishte ardh' pranvera

Qëndroi dallën'yshja e varun n'fole
Flatrat e lehta i rrihte në erë
Qielli pa fund, dhe dielli u futë në krahët e saja
Dhe prapë dikush më tha
Erdhë pranvera
Por une nuk besova

Erdhe ti tek unë
Me ato flokë të verdhë
Me një bluzë të hollë
Mbuluar supet të njomë
Nëpër sytë e tu, celte lule limoni
Nëper buzët të tua, pikonte erë limoni
E besova
Erdh pranvera
Kishte ardh' pranvera

DËRGOI: