>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo është shumë e komentuar si nga ana profesionale, ashtu edhe në jetën private. Bora ka treguar disa të fshehta, që askush nuk dinte rreth saj. Ndër të tjera ka zbuluar se në fakt emri i saj është Borana dhe pas këtij emri qëndron një histori tepër e veçantë. Duke qenë se ka lindur në janar mamaja e Borës kishte parë në atë kohë në ‘Teatrin e Operës dhe Baletit’ operën shqiptare ‘Borana’ dhe nga kjo vepër ishte frymëzuar për t’ja vendosur emrin vajzës së saj.

E ftuar në ‘Xing me Ermalin’ ka rrëfyer edhe arsyet e ndarjes së saj nga Dj Vin Veli. Bora rrëfeu se e kanë bezdisur shumë lajmet nëpër portale që shkruanin orë e minutë për ta gjëra nga më të ndryshmet, por se ajo nuk ishte e detyruar të dilte në media dhe të tregonte problemet e saj në çift. ‘Patëm problemet tona, por nuk mund të thonim jemi pak në krizë tani dhe do t’ju tregojmë kur të ndahemi. Ne nuk kemi qenë të celebruar, dhe e rëndësishme për ne tani është rritja e fëmijës, për të cilën do kujdesemi të dy përgjithmonë. Djalit tim kurrë nuk ti mungojë figura e të atit,’’ tha Bora. Lajmet që qarkulluan në media lidhur me disa foto ku Vin Veli u fotografua me një tjetër vajzë nuk janë të vërteta. ‘Femra në foto është mikeshë e përbashkët dhe nuk është e vërtetë që u ndamë për çështje tradhëtie,’’ tha më tej Bora. Marrëdhënia e tanishme me ish partnerin është miqësore pasi të dy takohen shpesh për shkak të djalit. ‘’Ne nuk jemi armiq me njëri-tjetrin, takohemi për Arborin, i cili nuk e kupton ndarjen tonë se është vetëm 3 vjeç,’’ theksoi më tej Bora. Ajo shtoi gjithashtu se ndoshta një nga arsyet e ndarjes ishte dhe lidhja e tyre shumë e re, dhe të qenit prind 22 vjeç për Borën, por që kurrë as ajo dhe as Vini nuk jam penduar për ardhjen në jetë të Arborit.

Ajo ishte në lidhje romantike me aktorin, Donald Veshaj, që është ndër banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania. Donaldi ka treguar historinë e tij të dashurisë me prezantuesen e famshme shqiptare dhe Bora hyri në Big Brother VIP për tu takuar me mikeshën e saj të ngushtë, këngëtaren Semi Jaupaj. Bora në studion e Big Brother VIP foli për të gjitha gjërat që janë diskutuar dhe komentuar ditëve të fundit për të dhe raportin me dy banorët e shtëpisë. Prezantuesja ka folur edhe raportet e afërta mes Donaldit dhe Semit, e cila deklaroi se ka qenë e qetë dhe se ata të dy i sheh si miq. “Nuk ka qenë periudhë e thjeshtë për mua, ka patur shumë komente shumë lajme të vërteta të pavërteta, në momentin që u kuptua që do kem dy njerëz të rëndësishme të jetës sime aty brenda kjo ishte e kuptueshme”, ka thënë Bora. “Unë kam qenë e qetë për çdo gjë aty brenda, pesha ka rënë mbi Semin dhe për këtë më ka ardhur keq. Jemi shoqe prej 15 vitesh”, ka thënë tutje moderatorja. Bora pas hyrjes në shtëpi fillimisht u takua me shoqen e saj, Semin të cilës i dha mbështetje duke i thënë se është shumë krenare për të. Të dyja mikeshat të përmalluara u përloten gjatë takimit të shkurtër me njëra-tjetrën. Ndërsa, pas pak minutash, Bora realizoi takimin e shumë komentuar me ish të dashuri, Donaldin, i cili i dhuroi një trëndafil të bardhë në fillim të takimit. Ish-çifti dhanë shumë emocione në takimin e tyre pas një kohe të gjatë, që u përcoll me shumë puthje nga të dy. “Më është bërë ëndrra realitet të të shoh 24 orë çfarë po bën, si po sillesh, ndërsa ti je në kushtet më të këqija pasi nuk mund të dish asgjë për mua”, i tha Bora. “Më do”, e pyeti Donaldi prezantuesen i cili në fillim i dhuroi disa puthje në faqe, qafë dhe ballë. Ndërsa, në pyetjen e njëjtë, Donaldi u shpreh se ai e do Borën që ka patur dikur. Dyshja e njohur mbyllën takimin e tyre romantik dhe plot emocione me një puthje.

Në Maj 2009, Bora Zemani & Bojken Lako marrin pjesë në Top Fest 6 me këngën "Nuk Ka Humbur Parajsa".

Në Maj 2010, Bora merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "Hey".