>
BIOSHQIP
Biografia
Një nga konkurrentet e edicionit të tretë të talent shoë “The Voice Of Albania” është edhe Borjana Dokle. Borjana nuk është bërë pjesë rastësisht në botën artit pasi ajo është vajza e këngëtares vlonjate Kleopatra Dokle. Borjana është marrë me muzikë që në moshë të hershme madje edhe në projekte tribute të këngëtarëve si Erykah Badu, Missy Elliot, Kelis etj. Gjatë 3 viteve të fundit ajo ka punuar ngushtë me bashkshortin e saj, gjithashtu muzikant, me projektin e tyre Duo "Dokle & Greesh" si këngëtare, producentë dhe kompozitorë. Ajo ishtë pjesë e edicionit të tretë të “The Voice Of Albania” duke u bërë pjesë e skuadrës së Almës. "Muzika është frymëmarrja ime, çka unë ushqej dhe kultivoj", - thotë ajo.
Borjana, ka studiuar për violinë që në moshën 5-vjecare në shkollën e muzikës "Prenkë Jakova" në Shkodër e më pas të lartën në Sofie të Bullgarisë, po për violinë. Pas diplomimit ajo u bë vokalistja e një grupi pop në Sofje dhe debutoi në të me shumë sukses për 6 vjet. Pas kësaj vendosi të provojë karrierën e saj solo duke eksperimentuar stile të ndryshme ku ndërkohë shijoji mundësinë për të punuar me muzikantë të ndryshëm të shquar.

Borjana Dokle (Bora D), vjen nga një familje artistësh të mirënjohur shqiptarë, me babain nga Kukësi ku edhe ajo ka lindur, Nënën nga Vlora, ndërsa vetë është rritur në Shkodër ku dhe u formua muzikalisht.
Sot ndërton gjithashtu një familje artistësh, në Sofie të Bullgarisë. Ajo ka jetuar dhe debutuar në Shqipëri, Bullgari, Greqi, Poloni, Londër dhe Nju Jork, duke ndjekur natyrshëm muzikën, e duke u udhëzuar prej saj.

"Muzika është frymëmarrja ime, çka unë ushqej dhe kultivoj", - thotë ajo.

Bora D, ka studiuar për violinë që në moshën 5-vjecare në shkollën e muzikës "Prenkë Jakova" në Shkodër e më pas të lartën në Sofie të Bullgarisë, po për violinë. Pas diplomimit ajo u bë vokalistja e një grupi pop në Sofje dhe debutoi në të me shumë sukses për 6 vjet. Pas kësaj vendosi të provojë karierën e saj solo duke eksperimentuar stile të ndryshme ku ndërkohë shijoji mundësinë për të punuar me muzikantë të ndryshëm të shquar. Ajo ka marrë pjesë në projekte Tribut të këngëtarëve si; Erykah Badu, Missy Elliot, Kelis dhe Twiter. Gjatë 3 viteve të fundit ajo ka punuar ngushtë me bashkshortin e saj, gjithashtu muzikant, me projektin e tyre Duo "Dokle & Greesh" si këngëtare, producentë dhe kompozitorë.

Tashmë një artiste e konfirmuar, Bora D përparon drejt sfidave të së ardhmes për të perfeksionuar mjeshtërinë e saj të të kënduarit, për një publik më të gjerë.

Më datë 22 Dhjetor 2010, Borjana Dokle & Greesh publikojnë videoklipin "Pour Out Love".

Në vitin 2013, Borjana Dokle ishte finaliste në The Voice Of Albania 3.

Më datë 7 Shkurt 2014, Borjana Dokle publikon videoklipin "Stay", në bashkëpunim me Benjamin Ajrullahu.

Në Maj 2014, Kastro Zizo merr pjesë në Top Fest 11 me këngën "Ai Ajo", në bashkëpunim me Bora.