TEKSTESHQIP

Brahim Osmanaj
Luftetaret E Lirise
Lyrics

Pjesa1:
Besen vatanit, po vi nenloke,
Sa gjakun ja dhe, Kosov ksaj toke.
Sa trima i more, kur su nal mundi,
Cofni shkije, se ju erdhi fundi.

Atdheu na rriti, e jeten ja fala,
Nese un nuk kthena, ti qoju tfala
Amanet flamurin, sikur syt e ballit,
E mora pushken nkrah, e po shkoj malit.

Vdekjen e pres, pa frik un po dal,
Ton bota e din , mu mthirin SHQIPTAR.
Nuk perulem para teje, e rrugen se lshoj,
Buk kryp e zemer, traditen se ndroj.

Ma shum se jeten, e du lirin,
Luftova perball, veq me pa ardhmerin.
Nuk jom pishman, per gjakin qe e fala,
KOSOV DJALI JOT, shakun e kalla.

Refreni/
Histori e gjat, e kalojn shekuj
Zemren e madhe, qelik edhe hekur.
Ti ma tshtrejten ja fale kombit,
Pusho i qet me emrin e deshmorit.

Pjesa2/
Vitet shkojn gjysh e malli shtohet,
Per heroizma, vepra jote nuk harrohet.
Ne ket vend ku djelli rrezet i ka shtri.
Kti veni me liri, i thojn KOSOV e SHQIPERI

Mthirin MURSEL, nuk derzona per roberi,
E mbroj vatanin, kto e thom me krenari.
Armen nuk e lshoj, jom shqiponj per folen,
Kosovar i Shqiperis, UQK-n e kom ne emblem.

Nuk i lo tokat e shkreta,po thot axh brahimi
Zemer luan, e shkaut le ti del timi.
Shembull i deshmorit, ne rrugen e liris,
I pa thyshem me armik,ideali i ushtris,

Puthe per her tfundit, nana t'dha bekim,
Ket tok e deshte, andra jote ish qlirim.
Edhe 1 jet nese e jetoj, per ty KOSOV e jap,
u BETOVA NFLAMUR,i mbrojm tokat me gjak.

Prind e mi mos me vajtoni,
Mbi varr timin mos lotoni,
Trimat kshtu nuk vdesin kur,
Me mbuloni me flamur,
Le tvaloj mbi ne shqiponja,
Rame deshmor per trojet tona,
Nese doni tme kerkoni,
Ne landovic ejani se me gjeni.
Brahim mursel osmanaj emri im
Aty prehet shpirti im.

DËRGOI: