>
BIOSHQIP

Brave-L, Këngë Në Radio

26-02-2012
Reperi nga Prizreni Brave-L, si duket është i etur të mbulohet nga sukseset. Ai thotë se edhe nëse ndodh që të dështojë ndonjëherë ai atë e kthen pa humb kohë në sukses.Nuk i merr parasysh fjalët e njerëzve që fliten andej e këndej por thotë se e bën atë që i thotë koka dhe brendësia e tij. "Llafet e njerëzve nuk kanë fund,për këtë arsye edhe nuk ia lë vëmendjen,pasi që bëj çka du vetë,e nuk më interesojn intrigat e atyre që dojnë me më pa poshtë humnerës". Këngët si "1st trip","Rap Hipnoza" dhe "In the Air" transmetohen edhe në disa radio.E para këngë e lartpërmendur është në bashkëpunim me këngëtaren dhe modelen prishtinase,me pseudonimin LadyCherry. Kënga e tjetër në bashkëpunim me P-Hoopss si dhe tjetra e publikuar tani shpejt në fillim të vitit 2012,është në bashkëpunim me Neritan. Brave-L tregon se është krijuar edhe klani The Ca$hfathers Gang(Stars) që ndryshe mund të quhet edhe si MultiClan,por për ketë thotë se do tregojë më tepër kur do të vijë koha e duhur. Ai thotë: "Nuk do ndalem,gjithmonë do të synoj suksese mbi suksese edhe do ta bëj të mundshme patjetër që ti arrij çdo herë me çdo kusht,pavarësisht llafeve,inatit edhe të intrigave të disa prej njerëzve,ai thotë se i respekton njerëzt dashamirës".


Brave-L, Këngë Në Radio