>
BIOSHQIP
Biografia
Emri: Leutrim
Mbiemri: Braha
Nofka n'rep: BRAVE-L

(AlsoKnowAs - a.k.a):
*FlowPlayer,
*Error Connection,
*Driveman,Major,Expert
.
Hobi: Rapi & Basketballi
Ushqimi preferum: Fast food&Ushqimi italian...
Pijet e preferume: Alkoolike(Stock,Smirnoof Ice,Johnny Walker,Wine(venë),mezet,JackDaniels,Baileys,Vodka,Birrë,Tekillat,Screwdriver...)
Veshja : E Gjon Wide Up

Idollizon : Ky-Mani Marley dhe gjithë familjen e legjendës së Bob Marley (Damian,Nas,Stephen,Ziggy,Julian etj). Gjithashtu idollizon edhe The Game,Wiz Khalifa,Ace Hood,Pitbull,TI,Jeremih,Cypress Hill,Busta Rhymes,Lil Wayne,Birdman,Bruno Mars,Protoye,Eminem,Dr.Dre,Snoop Dogg,West Coast Squad,2Pac,Dmx,Ice Cube... Kurse nga femnat aktore dhe këngtare të huaja që e tërheqin dhe idollizojn janë: Beyonce,Rihanna,Megan Fox,Kim Kardashian,Shakira,Carmen Electra,Lil Kim,Nicki Minaj e tjera...!!!

Leutrim Braha (BRAVE-L), shkollën fillore e ka kryer në Prizren “’Abdyl Frashëri””, kurse shkollën e mesme ( kl 10 , 11 dhe semestri I parë kl 12 ) në shkollën gjermane Loyola Gymnasium por më pas u përjashtu nga aty për shkak disa problemeve, dhe u transferua në Gjimnazin “”Gjon Buzuku”” , në Prizren.Tani ndjek studimet në Fakultetin Juridik (Universiteti Publik i Prizrenit).Pseudonimi I tij në Rap-HipHop është Brave-L.Kjo është nofka kryesore e tij që e mban në karrierën e Rapit por njihet edhe si (a.k.a Narkosi , a.k.a Error Connection ) … Me rep ja ka nis me u marr qysh në vitin 2005 kur ishte 15 vjeq.Dhe ende e vazhdon me sukses.Ai inspirohet nga jeta reale dhe problemet e jetës si dhe nga jeta e aventurat që I përjeton.Thotë "Fjalët m’dalin nga zemra".E urren atë dukuri që quhet thashetheme dhe shpifje,sepse thotë se është gjëja më e shëmtuar - me fol pas shpine.Nuk I do padrejtësit dhe njerzit e padrejt!!!Në moshën 10 vjeqare shpërngulet në Shqipëri,nëpër krahinat e Durrësit dhe Tiranës.Ai ishte edhe n’gurbet (Itali) përgjatë viteve të 2000-ta(2002-2003).Ka disa këngë kualitative dhe profesionale.Ka pas disa bashkpunime me Lady Cherryn që do të ketë me siguri edhe në të ardhmen dhe poashtu e ka pas 1 bashkpunim me ex-grupin The Intro Crew – T.i.C (grup në të cilin ishte aktiv edhe vetë – por që u shpërbë me kohën).Bashkpunimi që vlen të ceket është edhe me Grupin The LoyaL Giants – T.L.G (përkthim:Gjigandat Besnik).Kënga me këtë grup është bërë mjaft e dëgjuar.Kënga “1st trip”në bashkpunim me Lady Cherryn ishte edhe një sukses I madh dhe mbi suksese,e cila këngë u transmetua në Radio MetropoL (kuadër I BLueSkY) – Prishtinë, si dhe në Radio Alba dhe radio të tjera.Ka konkurruar me 2 këngë në KosovaRap Mixtape vol.2, dhe në konkurrencën prej mbi 70 këngëve 2 këngët e tija “1st trip” dhe “Qysh o puna” zënë vend në 17shen e albumit(mixtape).Do të ketë bashkpunime dhe befasi të shumta nga ky reper dhe rrethi i tij.Pavarsisht nga fjalët,ai thotë se nuk I frikësohet askujt përveçse Zotit (Allahut).Bashkpunimet tjera do t`i lëmë Risi për publikun dhe opinionin njerëzor.I dëshirojm sukses këtij reperi dhe rrethit të tij.

Brave-L ka filluar pergatitjet per te bere mixtape(album). Ende nuk dihet saktesisht sa kenge do ti kete ky mixtape, por thuhet qe perafersisht rreth 10-12 kenge do jene pjese e ketij projekti.Ne kete mixtape do te kete bashkepunime,gjithashtu edhe kenge te tipit "single"(solo). Brave-L ka gati 9 vite me hip-hop muzike dhe ka bashkepunime te shumta gjate karrieres se tij,gjithashtu edhe kenge solo qe nuk jane te pakta. Vlen t'i permendim disa prej kengeve sic jane: "1st trip" ne bashkepunim me LadyCherry-n(kengtare dhe modele nga Prishtina,qe tani jeton ne Gjermani),pastaj "AlarmKnopf" ne bashkepunim me FDC(reper nga Zvicra) dhe Plit (reper nga Kosova,qe jeton ne Zvicer),"Rap Hipnoza" ne bashkepunim me P-Hoopss,pastaj me kengetarin e zhanrit RnB,i quajtur Neritan,me te cilin deri me tani i ka te publikuara dy kenge "In the Air" dhe "Cdo Vere",e shume kenge te tjera qe degjohen nga audienca. Prandaj,ju njoftojme qe rep-kengetari Brave-L,ka filluar punimet rreth mixtape te tij.
DËRGOI:

KATEGORI: