>
BIOSHQIP
Biografia
Duke qenë pjesë e një familjeje me histori në muzikë dhe në art në përgjithësi, Bubulina nuk mundi ti shpëtonte ndikimit të artit në jetën e saj. Nuk e dimë nëse në suksesin e saj kishte luajtur rol të rëndësishëm edhe familja, pasiqë siç dihet Bubulina është motra e Memli Krasniqit dhe Teuta Krasniqit, të dy këta mjaft të njohur në mbarë skenën shqiptare. Njëri si këngëtar fillimisht e pastaj si politikan, kurse tjetra një aktore dhe prezantuese shumë e zonja. Nuk është vetëm kënga e as politika ajo me të cilën Bubulina Krasniqi ka dëshirë të angazhohet. Kreatorja e modës Blerina Kllokoqi Rugova pas largimit të modeles së saj Vildane Zenelit kishte kërkuar shumë kohë për një modele tjetër që do ti prezantonte linjën e saj të re të fustaneve. Ajo e gjeti zëvendësimin e kërkuar dhe kështu e bëri Bubulinën të jetë imazhi I ri I fustaneve të saj për vitin 2014. Edhe pse Bubulina nuk ështe më pjesë aktive e skenës si këngëtare ajo nuk po mungon në paraqitjet e saj si modele. Me linja të bukura të trupit, sharm dhe elegancë ajo më parë kishte prezantuar edhe fustanet e dikur “Miss Kosova“, kreatores Afërdita Paqarada-Abrashi.

PASAPORTA:
Gjatësia: 1.75m
Pesha: 50kg
Ngjyra e syve: kaftë
Ngjyra e flokëve: kaftë
Muzika e preferuar: R'N'B, Pop.
Vendi i preferuar për dalje: I frekuentoj disa vende
Ngjyra e preferuar: E bardha
Sporti i preferuar: Tenisi

Filloi të këndonte kur ishte 8 vjeçe në programet për fëmijë kur ishte edhe pjesë e grupit “Xixëllonjat“, dhe më pas edhe nëpër festivale të ndryshme për fëmijë ku edhe u shpërblye me çmime të ndryshme.

Në Prill 2005, Bubulina Krasniqi merr pjesë në Top Fest 2 me këngën "Mjaft Me".

Më datë 30 Janar 2007, Bubulina Krasniqi publikon videoklipin "Nen Kontroll". Me këtë këngë, Bubulina Krasniqi u paraqit në këto festivale: VFM 2007 (2007), Top Fest 3 (2006).

Në Maj 2008, Bubulina Krasniqi & Blero marrin pjesë në Top Fest 5 me këngën "Endrra Ime".

Më datë 27 Shtator 2009, Bubulina Krasniqi publikon videoklipin "Elementi I 5-te". Muzika e këngës u punua nga Flori Mumajesi, teksti u shkrua nga Big Basta. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Bubulina Krasniqi u paraqit në këto festivale: VFM 2010 (2010), Zhurma Show 2009 (2009). Klipi i kësaj kënge ishte shumë i përfolur me një pamje krejtësisht tjetër dhe performancë të shkëlqyer nga këngëtarja.

Nga viti 2011 Bubulina Krasniqi bëri një shkëputje nga skena muzikore për tu përkushtuar për studimet e saj dhe punën. Gjatë Tetorit të vitit 2011 në një njoftim publik ishte bërë e ditur që në konkursin për postin e zyrtarit të lartë për organizata ndërkombëtare në “Ministrinë e Punëve të Jashtme“, Bubulina ishte përzgjedhur si kandidatja më e mirë për të fituar këtë post që sipas konkursit ajo kishte fituar gjithsej 90.6 pikë. Në atë kohë Bubulina ishte rikthyer me disa bashkëpunime me Bleron (kunatin e saj) të cilat patën mjaft sukses dhe pastaj me disa këngë të tjera por siç duket për të nuk ishte muzika ajo që i flinte në zemër. Kështu Bubulina vendosi t`i japë fund karrierës së saj muzikore për tu përkushtuar në karrierën e saj në politikë. Pasi kishte filluar punën në “Ministrinë e Punëve të Jashtme“, ajo i shtoi kujdes të veçantë edhe dukjes së saj të jashtme sa që nga disa fotografi të publikuara ishte përfolur shumë që Bubulina kishte bërë ndërhyrje kirurgjike në disa nga pjesët e trupit të saj.