>
LETERSISHQIP

Larg Atdheut

Po tretem nga malli atdhe,
Dhe këto endje me pahirë,
Nëpër lagje të pafundsise,
Jam një i burgosur i lirë.

Zemra e mjera më loton,
Mirëpo, jo, te qaj nuk mund,
Ne qiell shqiponja shfaqet,
Ne oqeanin blu t’pafund.

Ne dhomen e shtepise sime,
Unë po vajtoj me ngasherim,
Mirë jam ne dheun e huaj,
Por, me mire t’isha n’dheun tim.

Tek vuaj mjerimet mija,
Me tregoni, a kam te drejte?
Tjetri viziton tere boten,
A un as dheun tim te shenjte.
Maj 2018

Më shumë nga Bujar Dema