>
LETERSISHQIP

Qielli Nuk Është Larg

Në një tavolinë të barit
Riçard Mor qëndronte
Bashkë me pijen që shoqëri i bënte.
Ashtu i dehur për pak nuk ra në tokë
Me mendimet që iu pështjelluan në kokë.
Derisa agimin e mëngjesit priste ai e pinte
Një mesoburrë zuri letër mbi tavolinë t’i linte.
“Kjo letër është për ju” mistër Mor
Foli ai duke zgjatur shikimin në orë.
“Disa fjalë dëshiron t’i thotë e jote grua ty,
Kështu më tha pa i mbajtur lotët në sy”.
Mistër Mor me një shikim të paqartë
Ngadalë arriti ta hap atë kartë.
“I dashur, për dashurinë tënde nevojë kam tani
Andaj të lutem, të lutem eja në shtëpi!...
Pa ty ajo ka mbetur e trishtë, e shkretë
Më duket se asgjë më s’është në jetë.
Prej se nga gjiri im u largove ti
Unë dhe fëmijët nuk pamë tjetër veçse zi.
Fëmijët! Ah, ata më dhimbsen më shumë
E gjora nuk mundem t’i bëjë të gjitha unë!
Kthehu të lutem!, dhe në qoftë se nuk e bën
Unë do jem zhdukur, as hirin tim nuk do ta lënë.”

Kjo ishte gjithçka që në atë letër u tha
E shtrëngoi fort ai dhe një lot mbi të i ra.
Nga tavolina pastaj u ngrit ai
Bëri të ecë ngadalë me mjaft vështirësi
Duke menduar gjithnjë për familjen e tij.
Teket dhe pirja e tij ata i kish shkatërruar
Gjitha ëndrrat, shpresat ua kishte rrënuar.
E lodhur drita rrugore mbi fytyrë i binte
Ai të ecte vazhdonte, mbase në mëngjes do i zinte…
Por… Oh! Zemra e tij e dobët mbushur me tmerr
Kërkonte pak pushim, andaj zuri të merr.
I shtrirë mistër Mor qëndronte tani
Letrën shtrënguar mbante në gji
Por forca i mungonte rrugën të vazhdonte ai
Prapa letrës së bashkëshortes, me laps të vjetër nisi një tekst të ri.
Njëzet minutat e fundit qenë për zotërinë e tij
Pas tyre zemra pushoi dhe iku në përjetësi…
Asnjë ditë nuk ngeli pa kaluar
Shumë gjëra kishin ndryshuar
Dhe zemra e gruas ish rënduar
Kur pas kaq kohësh letra e tij i ra në duar.
Kur filloi t’i lexojë ato shkronja zbehëse, e tëra u drodh
Një zymtësi sa mali Everest asaj në shpirt iu hodh.

“Për mua e dashur mos qaj tani,
Unë jam në rregull, ti e di.
Shtëpia ime tani është qielli
Vend ky ku përherë do të rri.
Për mua mos qaj të them prapë
Tashmë kësaj jete unë i përkas.
Të lumtur dëshiroj përherë të jeni
Gëzim dhe dashuri gjithmonë të keni.
Ju lus të qëndroni të fortë
Për shpirtin tim gatuani një tortë.
Unë vetëm nuk jam, engjujt më mirëpritën në shtëpi
Ata presin ditën kur këtu ju do të vini.
Dhimbja ime ka shkuar
Lotët e mi të gjithë u tretën
Paqen dhe bukuritë që janë gatuar
Organet e mia këtu i gjetën.
Nuk është fundi!, unë do të mbes
Ky është fillim i ri
Bashkë me engjujt do të pres
Atë moment të ëmbël kur do takohemi përsëri…”
- Riçard Mor, për gruan e tij!