>
LETERSISHQIP

Fytyrën Si Qumështi S'do E Kesh Më

E re dhe e bukur je, jeto pa merak,
Para se çupëria të të lë,
Rudhat të lëshojnë rrënjë pak nga pak,
E, fytyrën si qumështi s'do e kesh më!

Kur në strofullën e pleqërisë do jesh strukur,
Faqet nostalgjike do t'i shfletosh një nga një,
Mes faqesh, në ditët shkollore do jesh futur,
E dhembshuria do të të shtohet edhe më.

Do të të kujtohem unë, që dikur të thashë "Të dua",
Por kësaj fjale, asnjëherë nuk i kushtove rëndësi,
"S'kam asgjë me ty, asgjë s'ke me mua",
Më the dhe ike në largësi...

Bukuria kur të ketë lënë, do rrish më shumë në gjumë,
Mbi kokë do kesh halle tjera,
Me gjysmë zëri do thuash "Të desha dhe unë!",
Por tuat fjalë, do t'i merr era...
Mitrovicë, prill 2017