TEKSTESHQIP

Bujar Qamili
Kacurrelat
Lyrics

Natyra t' fali, bardh-o si bora
unë përmbas tejet jetën e bora
Oh! se dy sytë m'i kanë verbue
m'i kanë verbue, kaçurrelat
kaçurrelat e tue.

Aman kaçurrelat, kaçurrelat e tue.

O m'i ke faqet, t'kuq-o si gjaku
se me ty vashë m'ka xanun maraku
oh! Se marakun ma kanë shtue
ma kanë shtue moj kaçurrelat
kaçurrelat e tue.

Aman kaçurrelat, kaçurrelat e tue.

Pa ty i mjeri unë kam mbetun
pa ty i mjeri unë jam i tretun
oh se pa pra' kam me t'këndue
kam me t'këndue, kaçurrelat
kaçurrelat e tue.