>
LETERSISHQIP

Festa E Abetares

Kur fillimthi hyra në shkollë,
E për herë të parë lapsin e shtrëngova,
Dora më dridhej në vijën e hollë,
Germa më dukej e madhe sa bota.

Ngadalë, mësuam edhe shkronja të shkruajmë,
Me vëmendje filluam germat t'i lidhim,
Alfabetin mësuam, rrjedhshëm lexojmë,
Fituam shprehi, durimin e mundëm.

Por gëzimi më i madh qe atë ditë,
Kur kremtuam festën e Abetares,
Çdo shkronjë e abecesë, rrezonte dritë,
Na hapte sytë, dyert dhe dritaret.

Me ne të gjithë që ishim në program,
Mësuesja ndjehej krenare, e lumtur,
Ne, fruti saj, dëshminë e kishim dhënë,
Që rrugës së dijes të ecim të sigurt.

Ajo mburej, sytë i xixëllonin,
Edhe një gjeneratë kapërceu pragun,
Të gjithë për rreth nga zemra i uronin,
Për bilbilat që këndonin e s'kishin të ndalur.

Vitin e ardhshëm na pret përgjegjsia,
Puna e palodhshme për dije dhe mësim,
Se vetëm kështu përpara ec njerzia,
Dhe një ditë e sheh se diçka ke mbrim.

Shumë vonë pastaj kur vitet do rrjedhin,
Me përmallim do kujtojmë ditën e parë,
Edhe ne mbase një ditë farë do mbjellim,
Tek gjeneratat që vijnë në rradhë.

Dhe si të ritur me diplomë në xhep,
Të mburemi për atë që kemi mbërijtë,
Pa harruar kurrë të shtrejntën, abecenë,
Librin e abetares që na nxori në dritë.