>
BIOSHQIP
Biografia
Burim Hoxha, këngëtar nga Prizreni, i cili jeton në Prizren me familjen 5 anëtarëshe, studion në Prishtinë, është në përfundim të magjistraturës – drejtimi menaxhment dhe informatikë, dhe shpreson që në të ardhmen të jetë një menaxher i suksesshëm. Me muzikë ka filluar të merret që në shkollën fillore, ku ka kënduar si solist në korin e shkollës.

PASAPORTA:
Gjatësia: 1.77m
Ngjyra e syve: e kaftë
Ngjyra e flokëve: e kaftë
Pija e preferuar: uji pa gaz
Muzika e preferuar: zbavitëse, balada, muzikë qytetare e vjetër
Ngjyra e preferuar: e kuqe, e kaltër
Sporti i preferuar: ping-pongu, futbolli
Sportisti i preferuar: Cristiano Ronaldo
Hobi: muzika
Stili i veshjes: stili sportiv
Moto e jetës: “Puno sot, që të kesh nesër"

Për herë të parë shijon magjinë e skenës, në spektaklin e talentëve të rinj “Pop idol” (2004, Prizren), ku edhe shpallet njëri nga fituesit e këtij spektakli.

Në Janar 2005, Burim Hoxha merr pjesë në Kënga Magjike 2004 me këngën "Lozonjare", ku shpërblehet me çmimin “Debutanti më i mirë” ose “Magjia e parë”.

Në Qershor 2005, Burim Hoxha merr pjesë në PoliFest 2005 me këngën "Mos Me Thuaj Se Ike".

Në Nëntor 2005, Burim Hoxha merr pjesë në Kënga Magjike 2005 me këngën "Pak Une E Pakez Ti".

Në Nëntor 2005, Burim Hoxha merr pjesë në Nota Fest 2005 me këngën "Kalorsi I Nates".

Në Qershor 2007, Burim Hoxha merr pjesë në Polifest 2007 me këngën "Shpirti".

Në Qershor 2009, Burim Hoxha merr pjesë në Polifest 2009 me këngën "Vera".

Në Nëntor 2009, Burim Hoxha merr pjesë në Kënga Magjike 2009 me këngën "S'ka Leke".

Në Qershor 2011, Burim Hoxha merr pjesë në Çelësi Muzikor 5 me këngën "Më Harro".

Më datë 18 Shkurt 2014, Burim Hoxha publikon videoklipin "Shpirti Bën Mëkat". Muzika e këngës u punua nga Naim Krasniqi, teksti u shkrua nga Xheraldina Vula.

Më datë 28 Qershor 2015, Burim Hoxha publikon videoklipin "Pa Tekst".

Më datë 1 Mars 2016, Burim Hoxha publikon videoklipin "Shok".

Më datë 2 Prill 2017, Burim Hoxha publikon videoklipin "Sa Larg".

Burim Hoxha ka njoftuar se më datë 6 Maj 2018, do publikojë videoklipin "Ah Dashni".

Më datë 6 Maj 2018, Burim Hoxha publikon videoklipin "Ah Dashni".
DËRGOI:

KATEGORI: