>
BIOSHQIP
  • Fejohet Burim Hoxha
    21-06-2015
    Këngëtari Burim Hoxha i ka propozuar për fejesë sot të dashurës së tij me të cilën ndodhet në Turqi së bashku me ekipin e RTV 21, të emisionit "1 kafe me Labin". Sot në emisionin enkas të së dielës "1 kafe me Labin nga Turqia", një ndër befasitë më interesante për publikun ishte fejesa e papritur e Burim Hoxhës. Çifti janë fejuar duke shkëmbyer unazat dhe duke krijuar befasi kështu jo vetëm për publikun por edhe për familjet e tyre të cilët nuk ishin në dijeni të kësaj. Pjesë e celebrimit të tyre ishin edhe: Labi, Gili & Ilir...
    ★★★★☆
  • Burim Hoxha Vjen Së Shpejti Me Videoklipin “Çelësi I Zemrës Sime”
    11-07-2014
    Ndonëse ka kohë që nuk ka ardhur me risi në treg, Burim Hoxha ka treguar se së shpejti për publikun e vet do të sjellë projektin më të ri. Ndër të tjera këngëtari nuk ka hezituar të shpalosë për publikun edhe shumëçka rreth punës, por edhe jetës së tij private, ku në bisedë për gazetën Tribuna thekson që gjithë suksesin në jetë ia dedikon familjes së vet. Tribuna: Cilat janë angazhimet aktuale rreth muzikës? Hoxha: Tani meqë është sezoni veror jam mjaft i angazhuar. Kryesisht jam i angazhuar nëpër mbrëmje muzikore dhe nëpër dasma e ahengje të ndryshme familjare, ku gjithmonë kënaqem pranë adhuruesve të muzikës sime. Trib...
  • 2 Fjalë Për Klipin E Ri “Shpirti Bën Mëkat” Nga Burim Hoxha
    19-02-2014
    Këngëtari prizrenas, i cili njihet për balada të bukura, ka sjell edhe një të tillë në tregun shqiptar. Bëhet fjalë për këngëtarin Burim Hoxha, i cili pas suksesit të arritur me këngën "Pa tekst", së fundi ka lansuar edhe videokëngën e titulluar “Shpirti bën mëkat”. Baladën e orkestruar nga Naim Krasnqi e ka realizuar videoproduksioni ‘Lens Production’. Ndërsa, teksti bëhet e ditur se është shkruar nga Xheraldina Vula. Sipas komenteve të para të kritikëve të muzikës, kjo baladë pritet të bëhet një hit....
    ★★★★★
  • Burim Hoxha Bën Publike Lidhjen Me Dafina Xhemajlin
    13-10-2012
    Këngëtari i njohur, Burim Hoxha, sapo ka bërë publike lidhjen e tij të dashurisë me Dafina Xhemajlin. Ai momentalisht po shijon ditët më të bukura të kësaj dashurie dhe shpreson që kjo lidhje do të zgjasë përgjithmonë. "Jam shumë i lumtur që kam gjetur personin e zemrës time. Dafina është një vajzë nga Prishtina e cila çdo ditë e më shumë po më bën të lumtur dhe uroj që kjo lidhje e jona të zgjasë përgjithmonë", ka thënë ai për "Zërin". Burimi momentalisht ka nisur realizimin e projekteve të reja....
{{ page + 1 }}/{{ pages }}