Burim Mehmeti

Hiti I Madh Po Vjen!...

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}
[22-10-2016]
Kulmin e karrierës, Burim Mehmeti, këngëtari i mirënjohur i muzikës sonë popullore, e arriti me hitin shekullor "Knoma kangën sa t'jam gjallë", në bashkëpunim me artistin më kulminant gjakovar, Ismet Pejën. Sukseset morën përpjetën, e kjo falë talentit të Burimit, që artdashësit e hetuan me kohë dhe e vlerësuan njëkohësisht. Në ndërkohë, Burimi ka menduar t'i befasojë fansat, sigurisht si gjithnjë, me një këngë të re në bashkëpunim me kompozitorin e mjaft hiteve, Besim Bunjakun dhe orkestrimin e mjeshtrit Shpejtim Gashit. Mirëpo, ky projekt dallon tërësisht nga niveli i risive që po na servir estrada jonë, të paktën kështu na transmeton Burimi vetë! Kënga mban një titull të "pa imagjinueshëm" e fare tërheqës "Ishalla s'je martu", e cila pritet të korrë sukses të madh. Ne na ngelet të presim deri në momentin e publikimit dhe do i japim Burimit mirënjohjet e meritura!
 (Arsim Kolari - Teksteshqip.Com)

Hiti I Madh Po Vjen!...

Dergoi: arsimdiber



Komente 0