>
BIOSHQIP

Burn: “Këtë Vit Do Të Realizojmë Videoklipe”

30-01-2014
Grupi “Burn” i formuar vetëm disa vite më parë tashmë po shijon suksesin e tij edhe pas largimit të vokalistit Renis Gjoka.

Në një intevristë për “Shqiptarja” ata rrëfejnë disa nga projektet më të reja muzikore, jetën e natës në Tiranë, si dhe publikimin e klipit më të ri.

Grupi “Burn” ka marrë pjesë në shumë festivale të rëndësishme të muzikës shqiptare si “Mikrofoni i artë”, “Kënga magjike”, etj.

Kisha dëshirë të ndalesha tek performancat “live” sa të shpeshta janë ato dhe a janë të lodhshme për ju?

Grupi Burn: Në radhë të parë ne e bëjmë me pasion dhe nuk janë aspak të lodhshme për ne. I kemi rreth dy ose tre herë në javë dhe nuk i kemi fikse.

Në fakt, ka mjaft grupe rroku që performojnë live në kryeqytet, i shihni si rivalë apo është kjo fryma e bashkëpunimit midis jush?

Grupi Burn: Çdo grup ka fansat e tij kështu që nuk është se jemi rivalë me njëri-tjetrin pasi çdo band ka repertorin përkatës kështu që pjesë nuk ka shumë lidhje të them të drejtën.

Doja të ndalesha tek instrumenti i baterisë sa i lodhshëm është ai duke qenë se janë të gjithë gjymtyrët që bashkëveprojnë?

Bateria ashtu siçdo instrument tjetër ka vështirësinë e tij nëse nuk ke talent, por nuk do thosha që është instrumenti më i vështirë. Çdo instrument përfshirë edhe vokalin kanë vështirësinë dhe duan talentin përkatës dhe vëçantinë që i specifikon çdo muzikant nga njëri tek tjetri. Më pas pjesa e gjymtyrëve është diçka që na takon ta bëjmë kështu që duhet ta bëjmë patjetër. (qeshin)

Dino, në intervistat tona të mëparshme ishin fillesat e tua me grupin dhe me djemtë si ndihesh tashmë që ka kaluar më tepër kohë?

Dino Zigelli (Vokalisti): E kam thënë që në fillim që kemi krijuar një farë afrimiteti por tani kjo pjesë është tejkaluar dhe jemi bërë si një familje.

I vazhdon ende studimet?

Dino Zigelli (Vokalisti): Po patjetër, jam në arkitekturë akoma dhe merrem edhe me muzikën edhe me pjesën e shkollës.

Sa i përket projekteve për klipe dhe këngë të reja?

Grupi Burn: Pritet shumë shpejt të publikohet kënga më e fundit, e cila do të shoqërohet me klip, por është ende në punë e sipër dhe nuk ka përfunduar. Megjithatë mendojmë se brënda një muaji do të jetë publikuar kënga e re.

Do të doja të dija diçka më tepër rreth përshtypjeve që keni marrë ju nga klipi më i fundit që keni publikuar për fansat?

Grupi Burn: Të themi të drejtën nuk e prinsnim që videoklipi i fundit të shkonte aq mirë, pasi ishte kënga e dytë me këngëtarin e ri, duke qenë ndryshe nga ato që kemi bërë deri tani dhe detyrimisht do të ndryshimin pak duke u bërë më elektronik, pasi Dino është pak më soft dhe duhej ti përshtateshim atij. Megjithatë ishte diçka që nuk dështoi përkundrazi rezultoi me sukses duke shprehuar që të vazhdojmë me këtë ritëm dhe në fund të fundit ky është synimi jonë.

Është duke u afruar edhe edicioni më i fundit i festivalit të Top Festit, do të jeni pjesë e tij?

Grupi Burn: Jo këtë vit nuk do të jemi pjesë e tij. Do të realizojmë klipe dhe do të vetëvlerësohemi (qeshin). Do të qëndrojmë në studio dhe do të punojmë fort.

Sa i përket publikimit të një albumi?

Grupi Burn: Për albumin do të mendojmë më vonë pasi me Dinon vetëm dy këngë kemi dhe kjo që po realizojmë tani është kënga e tretë, kështu që duhen edhe shtatë të tjera. Mendoj se për një vit mund të kemi një album të ri. Në fakt nuk duam të gënjejmë siç bëjnë shumica, të cilët premtojnë se do të jetë në treg mjaft shpejt rreth dy muaj.

Doja të ndalesha edhe në vështirësitë e realizimit të një klipi, kur ëshët e vështirë të koordinosh një këngëtar i cili mund të ketë dëshirat apo mendimet e veta, po çfarë bëhet me katër të tillë?

Grupi Burn: Sekreti i të gjithë këtij lëmshi është mirëkuptimi dhe toleranca. Nuk duhet mbajtur asnjëherë inat me asnjë nga pjesëtarët e grupit kur ai nuk është mirë shpirtërisht. Ideja është që të gjithë ta kuptojmë madje ta lëmë të qetësohet. Ne me këtë lloj rruge kemi ecur deri tani dhe shpresojmë të vijojmë kështu.

Po performanca jashtë Tirane do të kemi?

Grupi Burn: Po në qytete të ndryshme si përshembull në Elbasan etj.

Mund të na thoni cilat janë këngët më të preferuara nga publiku sa i përket repertorit tuaj?

Grupi Burn: Janë të shumta nga hitet botërore më të vjetra, tek këngët tona por edhe hite të kohëve të fundit, nuk mund ti përcaktojmë të gjitha të them të drejtën.

Si mbijeton një grup rroku në një vend ku muzika rrok nuk pëlqehet aq shumë sa rrymat e tjera?

Grupi Burn: E kemi thënë gjithmonë çdo rrymë po të ushtrohet me pasion, me profesionalizëm në çdo vend të botës do të ketë të njëjtin sukses.

Kemi vënë re që edhe pjesa më e rritur kanë nisur të frekuentojnë dhe të pëlqejnë rryëmën rrok, vlen edhe për ju apo është ende rinia një ndjekëse më e madhe?

Grupi Burn: Rroku pëlqehet nga të gjithë nuk mund të veçojmë mosha. Megjithatë është e vërtetë që mosha e mesme e pëlqen më tepër pasi janë rritur me atë lloj rryme.
(b.t/shqiptarja)

Burn: “Këtë Vit Do Të Realizojmë Videoklipe”