A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Butrint Rashiti
  • Vendlindja:
  • Gjilan 
  • Mosha:
  • 31 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 1 Janar 1988
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♑ Bricjapi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  11
Këndon kryesisht: popullore moderne tallava

Butrint Rashiti është këngëtar i njohur. Butrint Rashiti kreu shkollen fillore në Gjilan, më saktësisht në shkollën "Rexhep Elmazi" në lagjen Dheu i Bardhë, për të vazhduar pastaj një pjesë të saj edhe në "Thimi Mitko". Shkollimin e lartë e vijoi në shkollën e mesme të muzikës "Prenk Jakova" në Gjilan. Me muzikën Butrinti filloi të miret qysh në fëmijërin e hershme, më saktësisht në shkollën fillore duke marë pjesë në manifestime të ndryshme shkollore si në korr dhe programe të ndryshme, e gjithashtu edhe në tërë qytetin e Gjilanit duke qenë pjestarë i rregullt edhe i korit të qyteti.
Për dallim nga moshatarët e tij Butrinti gjithë fëmijërin e tij i'a kushtoi muzikës duke ushtruar për ditë e netë të tëra deri në realizimin e ëndrrës së madhe për tu bërë një këngëtar i dëshiruar. Ai pas shumë koncerteve në qytetin dhe shkollën e tij, pjesëmarjen e tij e shtriu edhe më gjerë, si në evenimente prej më të mëdhajave në kryeqytet dhe më tej. Shkollimin e mesëm Butrinti e vazhdoi me plotë pasion dhe dashuri prap aty ku ishte i përkushtuar tashmë një kohë të gjatë. Filloi studimet në akademinë e arteve dega e Muzikës në Universitetin Privatë AAB. Sot Butrint Rashiti është një zë shumë i njohur, i pëlqyer dhe njëherish i kërkuar në pothuajse gjitha qytetet e Kosovës por edhe më gjerë, me këngët e tija dhe me zërin e tij i cili ka filluar më hapa të sigurt të bëjë për vete mjaft fansa. Ai tanimë gjendet nëpër mbramje të ndryshme muzikore ahengje familjare, shoqërore etj. Gjithashtu i ndjekur dhe shum i klikuar rrjetin më të madhë social në botë YouTube me këngët e tij personale të cilat i ka punuar pas baladës së parë si: Afrohu, Ajo Tjetra dhe Në Gurget, si dhe me shumë këngë të tjera të dëgjuara më parë por të rikënduara nga vetë këngëtari i ri. Sot ai i është faleminderues zotit për talentin e dhënë, familjes dhe shoqërisë për përkrahjen dhe mbi të gjitha fansave të tij pa të cilët nuk do të bënte as edhe një përpjekje më të vogël. Ishte viti 2010, momenti kur gjith puna dhe mundi i talentit nga i cili prisnin shumë ata që veq e njihnin, të tregonte vlerat e tij artistike, duke e punuar më shumë përkushtim projektin e tij të parë madhor, këngën e parë të përcjellur më videoklip e cila titullohet "Qajë".

Më datë 27 Mars 2011, Butrint Rashiti publikon videoklipin "Qaje". Për këtë balad shumë të pëlqyer dhe të mirëpritur nga publiku shqiptarë anembanë punuan, Wirusi për këngën dhe orkestrimin, Arsim Bunjaku për tekstin dhe VIDEO ART për videoklipin.

Më datë 2 Mars 2015, Butrint Rashiti publikon videoklipin "Pse".

Më datë 27 Mars 2016, Butrint Rashiti publikon videoklipin "Ti E Vetme". Muzika e këngës u punua nga Kreshnik Avdiu, teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Artan Mezini.

Më datë 25 Tetor 2016, Butrint Rashiti publikon videoklipin "Se Kam Qare", në bashkëpunim me Besarta Reshani.

Në vitin 2016, Butrint Rashiti publikon albumin "Live 2016".

Më datë 21 Qershor 2017, Isuf Rashiti & Butrint Rashiti publikojnë videoklipin "N'ty Gjilan E Dua Pleqni".

Më datë 28 Gusht 2017, Butrint Rashiti publikon videoklipin "Pranoje".

Në vitin 2017, Butrint Rashiti publikon albumin "Live 2017".

Më datë 13 Korrik 2018, Butrint Rashiti publikon videoklipin "Sot Po Shihet". Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics.

Më datë 8 Nëntor 2018, Mirsa & Butrint Rashiti publikojnë videoklipin "E Dashuruar".

Më datë 31 Mars 2019, Butrint Rashiti publikon videoklipin "Ndjenje". Muzika e këngës u punua nga Nexhat Mujovi (Wirusi), teksti u shkrua nga Butrint Rashiti, ndërsa për orkestrimin u kujdes Nexhat Mujovi (Wirusi). Videoklipi u prodhua nga kompania Urban Graphics.

Në vitin 2019, Butrint Rashiti & Orkestra Gjilani publikojnë albumin "Live 2019".

Më datë 18 Korrik 2019, Butrint Rashiti publikon videoklipin "Ajshe", në bashkëpunim me Flow & Jetmir.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Profili

Facebook

Kanali

Youtube

Shto profile

të tjera




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019