>
BIOSHQIP

Butrinti, Vjen Me Një Hit Tjetër

15-05-2015
Edhe pse i ri po arrin të depërtojë mjaft mirë në skenën e muzikës, fjala është për artistin e ri Butrint Imeri, i cili ka realizuar disa këngë dhe videoklipe së fundmi. "Ki me lyp" është kënga të cilën ai e lansoi pak kohë më parë në bashkpunim me Dj Blunt & Real 1, e cila pati shumë sukses.



Por Butrinti nuk po ndalet, ai shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri solo. Kënga është duke u punuar në studion e Red Box Entertainment, e ndërsa tekstin e saj e ka shkruar Vigani. Për videoklipin do të përkujdeset i njejti produksion si te dy klipet e tjera, Entermedia.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Butrinti, Vjen Me Një Hit Tjetër