>
BIOSHQIP

Kënga E Sapo Lansuar E Capital T “Copy-Paste” Nga Reperi Amerikane Blasé

28-11-2015
Mesa duket nuk i mjaftoi vetëm videoklipi, kështu që e mori edhe komplet vijën melodike dhe aranzhmanin.

Fjala është për reperin Capital T i cili vetëm para pak ore publikoi klipin më të ri të këngës "Pare pare", raporton Indeksonline.

Kjo këngë e cila u pritë me shumë entuziazëm nga fansat e reperit , do t'i zhgënjejë paksa ata kur të kuptojnë që kjo këngën është realizuar muaj më parë nga Blasé ft. Future & Rae Sremmurd. Bile edhe titulli i kësaj këngë ka të bëjë me pare, pare “Ty Dolla $ign”.

Bëni vet edhe ju të dashur lexues krahasimin.
(Indeksonline)