>
BIOSHQIP

Cha Cha Darabuka: “Jemi Të Veçantë Dhe Unikë Për Këtë Lloj Të Muzike”

08-05-2014
Janë origjinal e unikë në muzikën që bëjnë. Bëhet fjalë për ‘Cha Cha Darabuka dhe Dj Ce1’, të cilët çdo herë në publik vijnë me instrumentale të freskëta e shumë të pëlqyera nga publiku. Por cilat janë angazhimet e tyre aktuale, ku performojnë më së shumti e çfarë do të na sjellin këtë sezon, ka treguar vetë Ceni Kamberi, Dj i grupit Cha Cha Darbuka.

Tribuna: Cilat janë angazhimet tuaja të fundit?
Kamberi: Pas projektit të dytë më 25 janar të këtij viti, ku u paraqitëm me instrumentalin dhe videklipin "Love in Love", ne patëm shumë angazhime me mbrëmje muzikore si në vend ashtu edhe jashtë vendit. Çdo vikend ‘Cha Cha Darabukat’ janë nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Tribuna: Po projekte të reja a keni në plan?
Kamberi: Suksesi i dy projekteve të mëparshme"instrumentale" na dhanë inspirim që të vazhdojmë me projekte të reja. Së fundmi jemi në përfundimin e instrumentalit të tretë dhe nuk është vetëm kjo. Po mendojmë të realizojmë edhe një instrumental tjetër vetëm ‘solo Darabuka’ dhe me këto dy projekte ‘Cha Cha Darabuka dhe Dj Ce1’ hyn në sezonin veror...

Tribuna: Kush e ka bërë instrumentalin?
Kamberi: Pas suksesit të instrumentalit "Love In Love" punën ja kemi besuar përsëri të njëjtit producent dhe mendojmë të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen me të. Ai është Shkumbin Nebihu "Bini Record", dhe Instrumentali që do të vijë së shpejti do të quhet "Open Air". Bazohet në një vijë ritmike verore dhe besojmë shumë që do të pritet mirë dhe urojmë ta pëlqejnë të gjithë.

Tribuna: Videoklipi a është gati?
Kamberi: Jemi në përfundimin e instrumentalit, dhe ka filluar ideja se si do të duket videoklipi i ardhshëm. Si në dy projektet e mëparshme ashtu edhe në këtë, skenat, personazhet, vendet dhe gjithçka rreth videoklipit është me idenë tonë.

Tribuna: Kur promovohet?
Kamberi: Nuk do ta bëjmë publike datën e saktë edhe pse normalisht e dimë. Le të mbetet befasi për publikun tonë kjo. Mund të them vetëm që shumë shpejt do të jetë në duart e publikut.

Tribuna: A keni ndërmend të vini me ndonjë bashkëpunim?
Kamberi: Kemi pasur plan që ky projekte të jetë në bashkëpunim. Por, pas konsultimeve tona si grup dhe me producentin, erdhëm në përfundim se më së miri është ta bëjmë vet. Por, kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi bashkëpunime në të ardhmen.

Tribuna: Po me mbrëmje muzikore si qëndroni?
Kamberi: Që nga fillimi i karrierës sonë si grup ‘Cha Cha Darabuka dhe Dj. Ce1’, nuk janë ndalur me mbrëmje të ndryshme muzikore gjithandej dhe jashtë vendit. Vikendet janë gjithmonë të zëna pa përjashtuar edhe ditët të tjera të javës.

Tribuna: A ka konkurrencë me grupet tjera të darabukëve?
Kamberi: Me sa e dimë ne për këtë lloj të muzikës jemi të veçantë dhe unikë edhe pse e dimë që ekzistojnë pak grupe tjera, po për ne nuk ka rendësi ajo. Muzikën që e bëjmë ne, është krejtësisht ndryshe nga të tjerët. Është shumë origjinale.

Tribuna: A kanë filluar rezervimet për mbrëmje të ndryshme përgjatë sezonit verorë?
Kamberi: Për gjatë gjithë vitit jemi të rezervuar për çdo fundjave. Por, normalisht që vera ka kërkesa më të mëdha dhe qysh tani kemi filluar t’i rezervojmë të shumtën e datave edhe pse festat dhe datat e rëndësishme janë gati se të zëna.
(Arbnora Xani)

Cha Cha Darabuka: “Jemi Të Veçantë Dhe Unikë Për Këtë Lloj Të Muzike”