>
BIOSHQIP

Cha Cha Darabuka Dhe Dj Ceni Të Përgatitur Për Verën

18-03-2015
Vera po vjen dhe bashkë me të vijnë edhe shumë këngë nga këngëtarë të ndryshëm të skenës.

Ndër ta janë edhe grupi i muzikës orientale Cha Cha Darabuka dhe Dj Ceni. Ky i fundit për Indeksonline ka zbuluar disa detaje rreth planeve të tyre.

“Po, jemi duke u përgatitur mjaft shumë për këtë verë. Ne do të vijmë me dy këngë, njëra është bashkëpunim me një këngëtarë nga Shqipëria por të cilin dëshiroj që ta lë si surprizë për publikun ndërsa tjera do të jetë projekt solo. Sikur herëve të tjera, edhe kësaj radhe shpresoj se do të pëlqehën nga simpatizuesit tanë” ka thënë Ceni Kamberi.

Se sa të mira do të jenë këto projekte, mbetet të shihen pas lansimit.
(Indeksonline)

Cha Cha Darabuka Dhe Dj Ceni Të Përgatitur Për Verën