>
BIOSHQIP

(1821-1867)

Biografia
Charles Baudelaire (Sharle Bodler) kishte nje djal me emrin Jorges Pupla kritik dhe përkthyes i njohur francez. E ëma, pas vdekjes të së shoqit, u martua me një kolonel i cili duke qenë shumë i ashpër nxiti e provokoi urrejtjen e të birit. Mardhëniet me të ëmën nuk i kishte fort te mira dhe ky faktor shkaktoi te ai krizën ekzistenciale që e shoqëroi për tërë jetën.

Ne 1833 njerku e regjistroi ne "Kolezh Ruajal". Sjellja e tij nuk ishte nga me te mirat keshtu qe njerku i zemeruar e detyroi te shkonte ne Indi. Ky udhetim ndikoi për mire te Sharli, e njohu me kultura dhe njerez te ndryshem. Qe ketu lindi dhe dashuria e tij për ekzotismin, qe duket me se mire ne kryevepren e tij "Lulet e se Keqes”. Sidoqofte 10 muaj me pas u kthye ne Paris dhe duke qene se ishte ne moshe madhore mori pjesen qe i takonte nga pasuria e te atit.

Ne 1842, njohu poetet Gerard de Nerval, dhe Gautier; me kete te fundit u afrua shume pasi për me tepër shikonte tek ai nje udheheqes artistik dhe moral. Gjate kesaj kohe njohu Jeanne Duval, me te cilen pati nje mardhenie shume pasionale. Ndryshe nga zakonisht, lidhja e tyre vazhdoi për nje kohe te gjate. Charles gjente frymezim te Jeanne e cila i qendroi prane deri ne diten e fundit te jetes se tij.

Nderkohe jeta qe Bodleri bente ne Paris nuk ishte kushedi se cfare. Kur e ema zbuloi se ai kishte harxhuar gjysmen e trasheigimise e hodhi ne gjyq. Gjykata i caktoi nje administrator te cilit Bodleri duhet ti kerkonte para për çdo gje qe i nevoitej.

Ne 1845 publikoi krijimet e tij te para, ndersa për te fituar disa para me shume filloi pune nepër disa revista si: "L'Art romantique" e "Kuriosite estetik".

Ne 1848 mori pjese ne levizjet revolucionare ne Paris, ndersa ne 1857, publikoi ne shtepine botuese Pule-Malassiz kryeveprene e tij "Lulet e se keqes", qe permban rreth 100 poezi. Libri gjykohet për immoralitet, ndersa botuesi, detyrohet te censuroje disa prej poezive.

Bodleri ra ne depresion te thelle. Ne 1861 u perpoq te vetvritej. Ne 1864, pasi nuk u pranua nga Akadèmi Fronsez, u largua nga Parisi për te shkuar ne Bruksel, por edhe qendrimi ne kryeqytetin belg nuk i ndryshoi mendimet e tij për borgjezine.

I semure, kerkonte qetesine te hashashi, opiumi dhe alkoli. Pas nje paralize qe e bllokoi ne shtrat për disa vite ai vdiq ne moshen 44 vjecare. Eshtrat e tij prehen ne varrezat Montparnasse, se bashku me ato te mamase dhe njerkut. Ne 1949 Gjykata Kasacionit e Frances vendosi qe vepra dhe jeta e tij te kishin vendin e merituar ne piedestalin e kultures frenge.

I konsideruar si i fundmi i romantikeve dhe i pari i moderneve, Sharl Bodler, mbahet si më i madhi ndër poetët francezë. Pothuajse i injoruar nga bashkëkohesit, i dënuar, i dërmuar nga jeta, alkoli dhe droga, ai pat një fund jetë të përdellyer duke vdekur në moshen 46 vjeç, i paralizuar dhe me gojën të humbur. Në të gjallë, ai nuk pat botuar veç një përmbledhje poezish. Atë me titull "Les Fleurs du Mal" (Lulet e së Keqes). Akademiku francez, Jean d’Ormesson ka thënë për të:" Bodler nuk ishte vetëm poeti i epshit dhe voluptetit, i ankthit, trullosjes dhe vdekjes. Ai ishte gjithashtu kritik me një inteligjence të mrekullueshme. Në një epokë kur gjenia e Wagner -it ishte e panjohur, ai e zbuloi dhe lavdëroi veprën e tij. Po ashtu, ishte ai që adhuroi e mbrojti disa piktore të cilëve u përkiste e ardhmja, të tille si : Delacroix, Courbet, Manet dhe Cézanne". Me veprën e tij, Charles Baudelaire krijoi principet bazë të poezisë moderne, simbolizmit e surealizmit. Gjatë jetës dhe pasionit të tij për të Bukuren, ai ish vazhdimisht i ndarë në dysh, mes ekstazës dhe tmerrit të jetës dhe të vetë ekzistencës njerëzore. Sharl Bodler (Charles Baudelaire) lindi në Paris më 9 prill 1821. Ai s' ishte veç shtatë vjeç kur e ëma e tij e ve u rimartua me gjeneralin Aupick, një lidhje kjo të cilën ai s'do ta pranonte kurrë. Gjatë gjithë jetës. I vendosur fillimisht në një pension në Lion, Bodler studioi më pas në liceun ‘Louis le Grand’ në Paris ku, mbi të gjitha u ‘shqua’ për mungesën e disiplinës e, për pasojë, u përjashtua prej tij, në prill 1839. Megjithatë, ai e mori ‘diplomën e maturës’ e pas kësaj, nisi të endet nëpër Paris, duke bërë një jete prej ‘bohemi’, gjë e cila zgjati gjer më 1841, datë kur njerku i tij i shqetësuar për të si edhe për t'u dhënë fund aventurave e hipi me forcë në anijen "Paquebot des Mers du Sud", për ta çuar sa me larg e pikërisht në Indë. (Indes).Por, kjo dëshirë e njerkut s'u realizua sepse Bodler, gjatë rrugës, zbriti në ishullin Bourbon (la Réunion) i cili do linte gjurmë të thella në boten e tij rinore e, në mënyre të veçantë, në përfytyrimet e tij ekzotike - temë kjo mjaft e dëshiruar dhe e lëvruar prej tij, në shkrimet e mëvonshme. Kur u kthye prej atij udhëtimi, Bodler, do të binte me vete në Paris edhe poezitë e para të vëllimit të tij të parë ‘Lulet e se Keqes’ e mes tyre edhe një të titulluar ‘Një zonje kreole’ (À une dame créole). Kjo poezi kishte një histori. Pak para kthimit të tij në Paris më 1842, Bodler u njoh me kreolen e bukur Jeanne Duval e cila u bë ‘Venusi i zi’ (Vénus noire) i veprës së tij poetike, mishërimi i gruas ekzotike, sensuale e të ‘rrezikshme’, të cilën ai e dashuroi për shumë kohë, edhe pse marrëdhëniet mes tyre ishin vazhdimisht plot ‘stuhi’ e dhembje. Por, kjo dashuri, në fakt, s'e pengoi atë të lidhej edhe femra të tjera. E, pikërisht me Marie Daubrun më 1847 dhe zonjën Sabatier më 1852. Me këtë të fundit, Bodler përjetoi ndjenja vërtet të jashtëzakonshme të cilat, atë grua, do ta kthenin në një ‘figure qendrore shpirtërore’, e që do të ishte, në të njëjtën kohë edhe ‘Muza e Madona’ e vëllimit poetik ‘Lulet e së keqes’ (Les fleurs du Mal). Me kalimin e moshës, poeti i ri, kërkoi që të gëzonte trashëgiminë e atit të tij të vdekur e, me të fituar pjekurinë për ketë punë - më 1842 - mori një shumë të mirë të hollash e nisi të bëjë një jetë prej ‘dandy’, duke frekuentuar hotele, restorante e bare të kushtueshme e duke mos mbaruar së bleri plot sqimë, veshje elegante për gardërobën e tij të hijshme. E, jo vetëm aq, por edhe të blejë vepra të kushtueshme arti e të nisë përdorimin e alkoolit dhe opiumit, pra të asaj që më vonë ai do ta quante ‘parajsë artificiale’. Kjo mënyrë jetese, natyrisht do të kish edhe një fund. Trashëgimia po fironte. Për të shmangur katastrofën e plotë, njerku dhe e ëma, bënë atë që ata mezi prisnin: pra e vendosen nënë tutelë gjyqësore; gjë e cila do të thoshte se pas kësaj, djaloshi dorëlëshuar s’do të mundte të bënte harxhime pa hesap, por do të jetonte e dëfrente duke punuar vetë. Dhe ishte pikërisht nevoja për të holla e cila e shtyu Bodlerin të shkruante nëpër gazeta, me qellim për të shëndoshur deri diku ekonominë e tij ‘delikate’. Shkrimet e tij të para, ishin të natyrës ‘kritikë arti’ (rreth paraqitjeve në pikturë: Salloni i 1845, Salloni i 1846, Salloni i 1859), shënime të cilat ai i botoi në revista të ndryshme nënë emrin Baudelaire - Dufaÿs. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, ai nisi të botojë aty - këtu, disa poezi të cilat më pas do bënin pjesë ne ‘Lulet e së Keqes’, sprova të ndryshme letrare e estetike si edhe novelën ‘Fanfarlo’ (1847). Më 1848, ai nisi përkthimin e veprës së plotë të autorit amerikan Edgar Allan Poe, tek i cili Bodleri shihte ‘vetveten’ (Edgar Poe - jeta dhe veprat). Në vazhdim, ai nxori në dritë edhe krijime të tjera si: ‘Tregime të jashtëzakonshme’ (1854), ‘Histori të jashtëzakonshme’ (1856), ‘Histori të reja të jashtëzakonshme’ (1857), ‘Aventurat e Arthur Gordon Pym’ (1858), si edhe përfundon përkthimin e ‘Histori groteske dhe serioze" (1865). Në qershor të vitit 1857, Bodler nxori tek miku i tij botues Poulet-Malassis, vëllimin me poezi ‘Lulet e së Keqes’, e cila përmblidhte poema të botuara e të pabotuara. Por, dy muaj më pas, ai thirret në një proces gjyqësor, pikërisht për ketë botim i akuzuar për ‘fyerje të rende të moralit publik e zakoneve shoqërore’ ( po atë vit, të njëjtin fat pat njohur edhe romani ‘Madame Bovary’ i Flaubert, por autori i tij ja kish dalë mbanë në saje të mbrojtjes së një avokati të njohur ). Bodleri s'e pati një të tillë fat dhe u dënua me gjobë të rende dhe u shtrëngua të heqë prej vëllimit gjashtë poezi, të cilat u cilësuan si të ‘turpshme’ për lexuesin. Pas ngjarjes në fjalë, e cila u cilësua si skandali i poezive të ‘Fleurs du mal’, Bodleri i krimbur në borxhe, vazhdoi të përpiqet për të nxjerrë ndonjë fitim në të holla, duke vazhduar të botojë tekste kritike dhe përkthime nga Poe, të cilave ju shtuan më pas poezitë në prozë të cilat do mblidheshin e do botoheshin pas vdekjes së tij, nënë titullin ‘Poema të shkurtra në prozë’ apo ndryshe ‘Spleen de Paris’ (1869) e që përmbanin proza të vërteta poetike, sensuale, me një tingëllim të mahnitshëm ‘muzikor’. Por duhet thëne se, ‘Poezitë në prozë’, për kohën, ishin një fenomen dhe një gjini krejt e re. Në pranverën e vitit 1866, gjatë një udhëtimi në Belgjike, ku kishte shkuar për të mbajtur një cikël konferencash, Bodler u sëmur. Pasojat e saj qenë të renda. Ra në paralizë dhe, për më keq akoma, iu bllokua edhe të folurit. Pas kësaj, poetin në atë gjendje që ish e kthyen ne Paris, ku edhe vdiq pak më vonë, në 31 gusht 1867. Sharl Bodler la pas, përmbledhjen ‘Les Fleurs du Mal’, e cila është vepra më e shquar poetike e tij e një nga më të shquarat e poezisë franceze. Në versionet e saj të para, ajo përbëhej nga gjashtë pjesë: ‘Spleen dhe Ideal’, ‘Tablo pariziene’, ‘Vera’, ‘Lulet e së Keqes’, ‘Revolte’ dhe ‘Vdekja’ - të cilat përbejnë në vetvete edhe sintezën mes shkollës romantike të kohës dhe ‘formalizmit’ (kërkimit të mjeshtërisë për perfeksionimin e formës). Titulli i ‘Lulet e së Keqes’, paraqet një estetike të re ‘moderne’ ku, e bukura, sublimja (që simbolizohet nga termi ‘lule’), mund të provokojë në saje të gjuhës poetike, realitete banale të natyrës dhe sensualitetit të ‘mishit’, të ‘mëkatit’ (që simbolizohet nga e Keqja). Dhe, me këtë lloj ‘materie’, mund të nxitësh frymëzim, të bashkosh punën e imtë mbi gjuhën poetike ( përdorimin e formave tradicionale si soneti dhe vargjet klasike si, bie fjala, aleksandrini ) Ishte, pikërisht duke vepruar kështu që, Bodleri arriti të ‘revolucionarizoje’ universin estetik duke marre jo vetëm spunto nga tradita, (sipas së cilës vepra e artit duhej të ishte e hijshme e me subjekte fisnike ), por mbi të gjitha duke realizuar sintezën mes dy zgjedhjesh estetike, gjer atëherë të pakonceptueshme për t’u kryqëzuar në mënyrë të tillë, pra: duke gërshetuar lirizmin romantik me një forme sa me të përkryer. Pjesa "Spleen dhe Ideali" vë në plan të parë ‘spleen’ -in domethënë mërzitjen, trishtimin ( në kuptimin e ankthit metafizik ) nëpërmjet të cilëve, vuajtja e poetit dhe frymëzimi i tij aspirojnë drejt ‘idealit’, drejt një infiniti sublim ku mbretëron njeriu. ‘Spleen’ është një fjalë në gjuhës angleze e cila nënkupton ‘shpretkën’. Në fakt, në të kaluarën besohej se në bazë të teorisë së Hipokratit, ndjenja e melankolisë tek njeriu kishte orgjinë fiziologjike dhe, më saktë ajo vinte si rezultat i një sekrecioni në ngjyrë të errët e cila shkaktohej prej shpretkës. Por, ne fakt, te poezia e Bodlerit fjala ‘spleen’, simbolizon mërzitjen e neverinë ndaj jetës në përgjithësi. Një gjendje e tillë ‘spleen’ -i është edhe atmosfera mbizotëruese që ushqen tërësinë e përmbledhjes ‘Fleurs du mal’, duke i dhëne asaj një dinamike tejet konfliktuale. Në të poeti, shpreh tronditjet e shpirtit të vet të plagosur keq, mes ideve sublime dhe banalitetit, gjë e cila bën qe ai të miklohet, herë prej Zotit e herë prej Satanit. Duke u nisur nga përvoja e vet personale, Sharl Bodler, trajton kështu konfliktin eternel, mes shpirtit dhe ‘mishit’, (epshit). Për të dalë nga gjendja sfilitëse e ‘spleen’ - it, poeti përpiqet të gjejë shpëtim nëpërmjet gjuhës poetike e cila është edhe e vetmja mënyrë e cila ka aftësinë t'u japë kuptim e të përçojë realitetet më banale e më të shëmtuara të jetës në art. Gjuha poetike, po ashtu, ka mundësinë që të metarfozojë edhe dashurinë. Është, ajo e cila përçudnon pasionin sensual të poetit për të dashurën e tij Jeanne Duval (në poezitë ‘Parfum ekzotik’(Parfum exotique), ‘Flokët’ (La Chevelure) etj. ashtu si edhe dashurinë platonike për zonjën Sabatier tek ‘Agim shpirtëror’ (L'aube spirituelle), ‘Grishje për udhëtim’ ( Invitation au voyage) etj. Ndërsa soneti ‘Korrespondenca’ (Correspondances), e cila është një model i artit poetik bodlerian tregon se, tek ky autor, imazhet nuk janë vetëm simbole konvencionale, por ato venë në dukje një raport absolut, mes sendeve dhe kuptimit të tyre: për Bodlerian ky është edhe ligji i ‘analogjisë universale’... Në një univers konfuz, të padeshifrueshëm nga qeniet e vdekshme, vetëm poeti, në sajë të imagjinatës së tij ( kjo mbretëreshë e lehtësisë! ), ka aftësinë të krijojë imazhe të tilla të cilat mund të venë në dukje ndjenjat e të bëjnë eternele të vdekshmen. Këto fjalë dalin nga shpirti i një karakteri me natyrë magjike, në saje të një të shkruari me forcë magjistare! Kësisoj, Arthur Rimbaud, lajmërues i ardhjes së fenomenit të poezisë moderne franceze, e shihte Bodlerin dhe krijimtarinë e tij, si një ‘alkimist të fjalës’ që me fuqinë e saj, ishte e zoti ta kthente ‘baltën në ar’. Shkallëzimi i tematikës së poezive në përmbledhjen ‘Fleurs du mal’ nuk lejon, me sa duket, që ta mposhtë spleen – in, atë ndjenjë e cila e gërryen poetin përbrenda. Përvojat e ndryshme që shtjellohen në pjesët e kësaj përmbledhje, me sa duket nuk japin asnjë shpresë për ndryshim a gjendje në të mirë. Qyteti i madh i ‘Tablove pariziane’ është plot rreziqe e miklime, me parajsat artificiale të drogës e alkoolit ‘Vera’ (Le vin) e, po ashtu edhe dashuria e epshi ( Fleurs du mal ), janë zhgënjyese e brejtëse të shpirtit. Pas një tentative për ‘Revoltë!’ të cilën poeti dëshiron që të jete universale, përmbledhja poetike në fjale, gjen zgjidhje te ‘Vdekja’ (La mort), e cila ngjan se është edhe fundi i dështimit poetik. Pra, është pikërisht te vdekja që Bodleri gjen një mënyrë të fundit për të zgjidhur kontradiktën mes së Mirës e së Keqes e, për ketë qellim, vdekja shihet jo si fund, por si një kalim drejt universit pajtues ku poeti është i etur të zbulojë një botë të re, ende të panjohur. Është kjo mënyre të vështruari, e cila shpjegon pa dyshim sensualitetin që ai u jep temave makabre në poemën e tij të shquar ‘Vdekja e dashnorëve’ (La mort des amants ). ‘Arti romantik’ (L'Art romantique - 1869) përmbledh një grup shkrimesh, të cilat Bodleri i pat shkruar mbi jetën kulturore e artistike të kohës së vet si edhe mbi autorë të mëdhenj që ai adhuronte. Shkrimet më të rëndësishme të asaj përmbledhje u kushtohen, ndër të tjera, autorëve të tille si: Edgar Poe, Théophile Gautier, romaneve ‘Zonja Bovari’ (Madame Bovary) të Flaubert, dhe ‘Të mjerët’ (Les Misérables) te Victor Hugo. Shkrimet kritike të Bodlerit u mblodhën dhe u botuan më 1868, nënë titullin ‘Kureshtje estetike’ (Curiosités esthétiques). Kjo përmbledhje, përmban kryesisht analiza rreth ‘Salloneve artistike’, mbajtur në vitet 1845, 1846 dhe 1859, mbi ‘Ekspozitën Universale’ të vitit 1855 si edhe një shkrim të rëndësishëm mbi Constantin Guys, ‘Piktorin e jetës moderne’ (Le Peintre de la vie moderne), e po ashtu shumë sprova mbi jetën dhe veprën e piktorit të shquar, Eugène Delacroix. Këtyre u duhen shtuar edhe shumë ese të tjera, kushtuar disa piktorëve akuarelistë të kohës, karikaturës e përgjithësisht nocionit të komikes në art. Në këtë mes, ajo që duhet shënuar, është fakti se mes Bodlerit poet dhe Bodlerit kritik, arti ekziston në një koherence të padiskutueshme, sepse si në art ashtu edhe në poezi, ai shpalos principet e tij të veçanta estetike: mbi natyralizmin që shkonte gjer në absurd dhe modernizëm. Me modernizëm, Bodleri, nënkuptonte qëndrueshmërinë e veprës së artit në kohën e vet. Një pikturë, sipas tij, duhej të shprehte epokën e saj e bile ta paraqiste atë, në veçantinë e saj më të pakapshme. Ishte pikërisht kjo që ai adhuronte, në vizatimet me penë të Constantin Guys, i cili skiconte për shtypin silueta e skena të jetës së përditshme, duke përjetësuar kështu ‘heroizmin e jetës moderne’. Kjo natyrë e dyfishte e së Bukurës, përcaktuar si sintezë e modernizmit (të përkohshmes) dhe identikes, asaj që s’ndryshon (perfeksionit formal), e pengonte Bodlerin që të miklohej nga mënyrat efemere e, po ashtu që të vendoste kritere krejtësisht formale të cilat mund ta çonin atë, në krijimin e një arti me ftohtësi shembullore, të zhveshur nga çdo lloj emocioni. E, për më tepër, Bodleri ishte një kritik i mprehtë. Ai u tregua mjaft skeptik ndaj piktorëve zyrtare e, po ashtu, nuk ra në kurthin e sensibilitetit të pikturës romantike. Kështu, për shembull, ai shkroi ashpër përsa i përket Ary Scheffer, një piktor romantik i kohës, peneli i të cilit jepte një realitet tepër akademik (Salon de 1846). Nga ana tjetër, mendimet e tij të mprehta lidhur me disa tablo të Ingres, një tjetër piktor i shquar i epokës, romantik e neoklasik, tregojnë se si Bodler arrinte me tepër zgjuarsi e finesë, t’u shmangej grindjeve të shkollës në fjalë.