>
LETERSISHQIP

Femra Te Denuara

Ato, si ajo grigja qe shtrire mbi rere rri menduar,
U hedhin horizonteve te deteve shikime te dridhura,
Kembet duke dashur t’i prekin, duart duke i afruar
Mes ligeshtimve te embla e rrenqethjeve te hidhura.

Ca prej tyre qe kane pritur aq gjate nje miqesi,
Belbezojne thelle gjethnajave ku perrenjte gurgullojne,
Rrokje per rrokje, dashurine e te druajtures femijeri,
E gjetheza te reja pyjeve te gjelber nisin e u bulojne.

Ca te tjera, si murgesha ecin rruges, gati duke u zvarritur,
Mes per mes shkembenjeve mbushur plot vegime
Aty ku San Antonio pa si nje llave te zjarrte vervitur,
Gjokset lakuriq e te purpurt te te tijave tundime.

Ka edhe nga ato, qe neper refleksin e rreshires rreshqitese,
Brenda boshllekut te heshtur te pasqyrave pagane,
Te therrasin per ti ndihmuar ne ethet e tyre flakeritese
Ty o Baccho qe fashit sembimet me antike mjerane!

Ka edhe te tjera qe gjoksi i beqareve u sjell aq kenaqesi,
Qe duke fshehur nje kamzhik ne palat e fundeve te gjate
Perziejne ne nje cep pylli te zymte a neteve plot vetmi,
Shkumen e bute te qejfit me lotet e dhimbjes se pamate.

O virgjeresha, o djallushka, o mostra, o martirake
O shpirtra te medhenj qe realiteti u jep percmim te zi,
Kerkoni te pafundmen, here te devoteshme here dionizake,
Here ne ulurima thare, here ne denesa te zena pusi!

Ju qe ne ferrin tuaj shpirtin ma keni shpene e keni shqyer,
Ju dua e meshiroj, o moterzat e mia te shkreta ne kete bote
Per at ngrysje te vuajtjes, per ate etje kurre shperblyer
Per ata lumenj dashurie qe zemrat e medha ua mbushin plot.