>
BIOSHQIP

(1964-2017)

Biografia
Chris Cornell ishte legjenda e muzikës për 30 vitet e fundit si solist i grupit rock, “Soundgarden”, i njohur që prej vitit 1994 me albumin “Superunknown”. Grupi u nda në vitin 1997 për tu ribashkuar në 2010 për albumin e tyre të gjashtë “King Animal”.

Muzika e tyre është vlerësuar me dy çmime Grammy dhe kanë arritur të shesin më shumë se 10.5 milion kopje albumesh. Gjatë pauzës 13 vjeçare në muzikë, Chriss kaloi në një periudhë të errët të jetës së tij dhe qëndroi në rehabilitim disa kohë për varësinë ndaj alkolit.

Suksesi i tij arriti majat pas bashkimit me grupin “Audioslave”, me anëtarë të grupit Rage Against The Machine. Ai gjithashtu ka kënduar kolonën zanore të filmit James Bond, “Casino Royale”.

Chris Cornell ka ndërruar jetë krejt papritur në moshën 52-vjeçare, teksa do të performonte në festivalin amerikan Rock the Range në Kolumbus. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se shkaqet e vdekjes së këngëtarit ende nuk janë bërë të dituara. Ndërsa familja e Cornnell ka kërkuar që të mos japë asnjë deklaratë deri sa të mësojnë arsyet e mundshme të vdekjes së njeriut të tyre.