>
BIOSHQIP

Çiljeta: Nuk E Ekspozojë Burrin, S'kam Ndërmend Të Martohem

22-09-2015
Gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë në kuadër të Zhurma Show, Çiljeta shkurtimisht ka komentuar jetën e saj profesionale dhe atë private në një intervistë për Prive. E pyetur për ngjashmërinë e klipit Gangsta Love me filmin Fast & Furious, 30 vjeçarja tha se ajo e ka menduar dhe ideuar rreth 4 vite më parë, pra ngjashmëria me filmin aksion ishte rastësore.

Xhilaga, si fanse e 'zjarrtë' e këtij filmi, vendosi t'i qëndronte të njëjtit version dhe të bëntë tribute për aktorin e filmit Paul Ealker që është ndarë nga jeta dhe për kushëririn e Noizyt që nuk jeton më prej pak kohësh.

E pyetur pse nuk publikon foto me bashkëshortin, Çili tha se ai nuk dëshiron të ekspozohet në media. Këngëtarja shtoi gjithashtu se nuk ka ndërmend të martohet, pasi e konsideron martesën si 'shpenzim parash për t'i bërë qejfin të tjerëve'.

Seks simboli shtoi se së shpejti do të vijë me dy klipe të reja, për të cilat ishte shumë e emocionuar.
(Indeksonline)