Më mbaj mend (për 1 muaj)

Zemërimi

Po të mos gjejë shtigje
apo trupa që t’i përshkojë
rrëmon tunele në shpirt
dhe si një parazit
e gllabëron.
Nëse ndonjë klithje
nuk i prin udhë vrapit
ngurtësohet dhe zë shtresa
nën rrogoz.
Nëse paqja
nuk e lë të marrë frymë
ajo bëhet tirane,
dhuron fyerje dhe helm,
e ngrin në vend sa hap e mbyll sytë, ndaj
t’ia hedhë sytë askush s’guxon.

Përktheu në shqip nga italishtja Arjan Kallço

- poezi nga Claudia Piccinno


Nuk ka akoma asnjë votë



Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet