TEKSTESHQIP

Çlirim Denaj
Pirat I Zemrave
Lyrics

Si nje vagabond qe fatin e sfidon
ne avuj marramendes nje dashuri kerkon
Sa zemra kish rrembyer, sa puthje kishte dhene
Por kurthi dashurise kte mbremje kishte zen

Nje det i virgjer plot me zemra
sa shume piratin e tundoj
Nje shishe plot me Xhoni Uollker
ne cast mendimin ia trazoi
Nje dashuri donte te zgjidhte
Nje zemer donte te rrembente
Ndaj ky mendim i thelle piratin
Ne cast kte mbremje e mberthente

S'ka frike nga dete, oqeane
Nga zemra qe s'pranojne s'ka
Ne syte e tij lexon misterin
Si nje mekat qe te godit
Kerkon, kerkon edhe pse lodhet
Sa e munduam dashurine
Sa koke e krisur dhe e cmendur
I deshperuar ne vetmi

Perse, perse ti zemrat i braktise
Vajto, vajto pirat i kenges time
Perse, perse ti zemren nuk e gjete
Vajto, vajto o lundertar pa dete
O pirati zemrave

Ke nje udhekryq per te kaluar
Ti pirat ne pleqeri
Gjithe jeten i padashuruar
O vagabond ne dashuri
Ti xhentellmen ke qene dikur
Sot je i vetem pa njeri
E pi cigaren gjer ne fund
Dhe tymi ngrihet manastir

DËRGOI: