>
BIOSHQIP
Biografia
C.O.D.Y. (Com'On, Die Young) është një projekt muzikor i iniciuar në janar 2006, i përbërë prej 4 vetash me influence indie, i përqendruar tek krijimet origjinale.

Banda C.O.D.Y ka qene e pranishme ne shume skena te vogla e të mëdha në lokale, në qytete dhe në bregdet sajë një peshimi te përbashkët mbi si të jesh i pranishëm ne ato pak skena që ekzistonin, gjetja e një rruge te mesme pa dëmtuar as integritetin e vetes, as idealet qe na çonin përpara. Gjithsesi, projekti prej 4 vetash ka qene aktiv për një kohe shumë të gjate nëpër gjithë Shqipërinë, ne lokale e skena, në të shumtën e rasteve si cover band në lokale, si dhe ne skena promocionale apo media si C.O.D.Y debut origjinal.

Një ndër rastet me te rëndësishme është pjesëmarrja ne Top Fest 5 2008, organizuar nga Top Channel, me këngën Treni i ëndrrave, fituese e çmimit Best Band në të njëjtin edicion. Ka edhe një pjesëmarrje në vitin 2007 ne Top Fest 4 me këngën Gravitet, një pjese origjinale e grupit. Pas edicionit te 5 te Top Fest qe vlen për t’u përmendur ne lidhje me cilësinë e punëve krijuese, banda pati një përshkallëzim te mire për sa i përket pjesëmarrjes ne aktivitete te ndryshme, skena dhe lokale në Durrës, Lezhë, Shkodër, Korçë, Pogradec, Elbasan, Prishtinë.

Ndërkohë në sajë të situatës te atyre kohëve, ne lidhje me ambientet ku ndodhnin përgjithësisht shfaqjet me rrënjë rock’n’roll, përfshirë edhe biznese te vogla ku komunikimi dhe përcjellja e energjisë së plotë dhe tipike te bendit që performon komunikohet dhe përcillet vetëm ngushtësisht. Kjo edhe nga klima e vendosur që vjen si mosnjohje e vlerave individuale, porse vetëm si dëshirë për një argëtim kolektiv.

Një përshkrim shume i përmbledhur për të provuar realitetin e asokohe qe determinon pak a shume edhe rrugën e ndjekur dhe zhvillimin e bandës ndërkohë, në mbrujtjen dhe rritjen muzikore ne një terren te tille.
Një detaj qe tregon edhe sprovimin e mire në ambientin shqiptar, njohjen dhe vetëdijen e asaj çka prodhohet, si trajtohet e ku kanalizohen vlerat e mirëfillta, nëse ekzistojnë. Bëhet fjale për një rezistence ne kohe, pësimin e shndërrimin e kohës dhe të vlerave ndërkohe që ke hipur ne një barke pa rrema; simbolika është e thjeshte e kush e njeh atë e ka te qarte. Por mbi te gjitha muzika, shpirti, sajë besimit mund te shndërrohet në një mënyrë jetese, çka provohet edhe me projektin C.O.D.Y. që edhe pas kaq kohësh pushimi nga mjediset masive është përsëri bashkë në organikën e 4 vetave:

Mirgen Huba (vox,guit)
Ergys Hotaj (bateri)
Vinsent Dervishaj (guitar)
Françesko Cuku (bass)

Meqenëse kjo bandë e njeh fillimin e vet pikërisht në Tirane, rrjedhimisht njeh edhe situatën e skenës aktuale nder kaq kohe jo vetëm ne Tirane, po do thoshim ne te gjithë Shqipërinë. Siguria te vetja dhe ajo përvoje e fituar gjate kohës aktive, bashkë me rritjen muzikore e bën C.O.D.Y-n një bandë të mirëpërcaktuar në stilin dhe llojin e saj muzikor.

Në Maj 2008, Cody marrin pjesë në Top Fest 5 me këngën "Treni I Endrave".