>
BIOSHQIP

Cozman: Beg Rizaj, Luan I Vërtetë Që Dha Jetën Për Shqipërinë E Madhe

22-05-2015
Reperi i njohur Cozman ka publikuar në rrjetin e tij social në Instagram një fotografi me Beg Rizaj i cili u vra ditë më parë në Kumanovë. Ai e kishte njohur atë më parë dhe i ka rezervuar një dedikim në mbishkrimin e fotos, duke e cilësuar atë si një hero. “Ju më ndihmuat mua në çdo e në çdo vend. Mësuam shumë gjëra nga ju. Dhe një gjë të cilën do ta kujtoj është DURIMI. Por është e vështirë ta gjejë atë tani, pasi që unë ende nuk mund të besoj se ju nuk jeni më me ne. Jam krenar që të njoha shoku im. Ju gjithmonë do të jeni burim krenarie dhe frymëzimi. Një luan i vërtet që dha jetën e tij për Shqipërinë e Madhe, flamurin e saj dhe të popullit të saj. Hero!”, ka shkruar reperi për Beg Rizajn.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Cozman: Beg Rizaj, Luan I Vërtetë Që Dha Jetën Për Shqipërinë E Madhe