>
BIOSHQIP

Cozman E Pranon Para Gjykatës Se është I Varur Nga Droga

07-07-2015
Pas 24 orësh në mbajtje, Gjykata e Tiranës, e liroi reperin nga Kosova, Cozaman, me kushtin e garancisë bankare prej 5 mijë eurosh, pas gjetjes së 20 gram hashash në makinën e tij Para gjykatës Cozman e pranoi se lëndën narkotike e kishte për përdorim personal, dhe se atë e kishte blerë nga një person i panjohur në Tiranë. Avokati i të dashurit të Tunës, Marash Ibraj, kishte kërkuar nga gjyqtarja lirimin e tij, pasi kishte paraqitur si provë në seancë raportin mjekësor të një klinike në Prishtinë, e cila vërtetonte që reperi Cozman po kurohej nga droga. I vetmi që i qëndroj pranë reperit nga Kosova, ishte miku i tij reperi Stresi, kurse e dashura e tij Tuna nuk u paraqit fare në seancë.
(Indeksonline)

Cozman E Pranon Para Gjykatës Se është I Varur Nga Droga