>
BIOSHQIP

Cozman: Menduan Se Mbarova, Do T’i Befasoj

11-07-2015
Hip hop ylli i Babastars, Cozman, pak ditë pasi u lirua nga masa e arrestit duket se ka intensifikuar punët për projektin e ri.
Cozman, emri i vërtet i të cilit është Ylber Abdullahu, arriti që me sukses t’i hedhë poshtë akuzat, duke dëshmuar të kundërtën e asaj që pohonte prokuroria.
Megjithatë, kjo pos tjerash i ka shërbyer reperit që të kuptojë se kush e do atë vërtet, gjithnjë sipas një postimi në Instagram.

Ai thotë se shumë njerëz kanë shpresuar se ai ka mbaruar, por pohon se është më i gjallë se kurrë dhe se së shpejti do të ndodhë diçka e madhe.

“Tani e di sa është sahati… Ata menduan se unë mbarova. Menduan se shkova. #SëShpejtiHolla #FenixBoy”, ka shkruar Cozman në fotografinë e postuar në Instagram.

Në këtë fotografi shkruan: “I vërtet nuk është ai që është me ty gjatë festave dhe gëzimeve… i vërtet është ai që të qëndron prapa kur je rrafsh për toke”.

Nuk dihet se kujt i ka dedikuar këtë fotografi reperi, por pritet që pas pak ditësh ai të lansojë vidoeprojektin e ri, i cili pritet të jetë një prej hiteve të kësaj vere.
(Telegrafi)

Cozman: Menduan Se Mbarova, Do T’i Befasoj