>
BIOSHQIP

Kapet Lideri I Drogës Që I Ka Shitur Kanabis Edhe Cozmanit

16-07-2015
Në Tiranë janë arrestuar pesë persona që shpërndajnë drogë, në mesin e të cilëve edhe personi që thuhet se i ka shitur drogën reperit Cozman.

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë mbrëmjen e kaluar në kuadër të operacionit të policisë së Tiranës kundër lëndëve narkotike, duke iu bashkangjitur 4 të arrestuarve më parë që bënin pjesë në të njëjtin grup.

Kreu i këtij grupi dyshohet se Marsel Xeba, ndërsa anëtarët e tjerë të arrestuar mbrëmjen e kaluar janë Ilirjan Xeba, Skerdi Xhelo, Lavdimir Xeba dhe Andi Xeba.

Ky i fundit është edhe shpërndarësi që i kishte shitur lëndën narkotike të llojit kanabis këngëtarit reperit Cozman që u arrestua e më pas u la i lirë bashkë me këngëtare e njohur Altuna Sejdiu.

Hetimet për grupin Kriminal “Brilanti” sipas policisë ka nisur që në muajt e parë të vitit ku në mars të 2015 janë arrestuar Fjordi Leka dhe Gezim Gashi, ndërsa Xhuljo Qejvanaj dhe Noel Papul u kapën në fund të muajit qershor.
(Shqiptarja)

Kapet Lideri I Drogës Që I Ka Shitur Kanabis Edhe Cozmanit