>
BIOSHQIP

Përgjimi, Kodet Që Përdorte Grupi Që I Shiti Drogë Cozmanit

09-08-2015
Grupi që shpërndante lëndë narkotike në disa zona të Tiranës dhe që i shiti 20 gramë kanabis këngëtarit Cozman, përdorte biseda të koduara si :”... telefoni është gati, eja dhe merre...” ose “...Atletet janë gati...”. Hetimet dhe përgjimet e prokurorisë kanë zbuluar zonat në Tiranë që ky grup furnizonte me kanabis dhe vendet ku e fshinte, ku një ndër vendet ishte dhe kabina e sahatit tw pallateve, afër zonave ku ata shpërndanin.

Ky grup, ndër të tjera, u bë i njohur, edhe pas arrestimit të këngëtarit “Cozman” (Ylber Abdullahu), i kap u gjet me 20 gr. cannabis, të cilin e kishte blerë tek ky grup, i cili ishte në mbikqyrje nga autoritetet hetimore prej muajit qershor 2015. Në përfundim të operacionit të koordinuar nga Prokuroria Tiranë dhe me veprime operative në terren të Policisë së Tiranës, u arrit të arrestoheshin në flagrancë shtetasit Marsel Xeba,i dyshuar si organizator i kësaj veprimtarie, si edhe bashkëpunëtorët e dyshuar Ilirjan Xeba dhe Andi Xeba, Xhuljo Qejvanaj, Noel Papuli, Skerdi Xhelo, Lavdërim Xeba.
(Shqiptarja)

Përgjimi, Kodet Që Përdorte Grupi Që I Shiti Drogë Cozmanit