>
BIOSHQIP

Cozman Do Të Rikthehet Me Këngën “Si Dje”

01-04-2016
Reperi i Babastars, Cozman, ka paralajmëruar projektin e ri të tij, të parin solo. Eshtë hera e parë që reperi i Babastars nuk do të shfaqet në ndonjë bashkëpunim dhe këtë ai ka shfrytëzuar për të realizuar nja baladë. “Si dje” titullohet kënga, teksa ai tashmë ka konfirmuar trailerin në rrjetet sociale.



Burimet e Telegrafit mësojnë se kënga është punuar nga Kico n’Torch në studion e tyre, teksa në tekst është inkuadruar vet reperi, Getoar Selimi dhe Majk. Videoklipi sipas po këtyre burimeve konfirmohet se është punuar nga Entermedia, i njëjti produksion që realizoi videon e projektit “BS”. Mbetet të shihet çka do të sjellë reperi, i cili është sërish në qendër të spekulimeve për ndarje nga e dashura e tij, këngëtarja Tuna.



Kënga është ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim reperin në projektet e tij të mëparshme.
Teksti i bërë në kombinim, me refren të anëtari tjetër nga i njejti label Majk, fletpër një lidhje dashurie të dështuar, ndërsa kënga si këngë e gjitha është punuar nga Getoari, themeluesi i Babastars. Projekti do të lansohet të Martën mbrëma në kanalin e BabaStars në You tube.
(Telegrafi)

Cozman Do Të Rikthehet Me Këngën “Si Dje”