>
BIOSHQIP

Kënga E Re E Cozman & Co “Shumë I Smut“, është “Shumë E Kopjuar“

04-11-2014
Sapo është publikuar kënga e re e Cozman, Onat e Majk "Shumë i smut" nga "Babastars". Klipi ka skena të nxehta ashtu siç i ka hije reperave të vërtetë por për fatin e keq të tyre, teknologjia e sotme zbulon çdo tingull të kopjuar.

Kënga origjinale titullohet "Show me somethin" dhe është e një reperi nga Michigan, Packy, i cili është i njohur në SHBA por jo në Europë.

Nëse frymëzohesh nga një këngë apo artist nuk ka asgjë të keqe por nëse e quan veten reper që vjen nga labeli i "ma t'madhit n'ven", kopjen as që duhet ta kalosh nëpër mend. Si duket "Babastars"-ave po u shteron frymëzimi.
(Indeksonline)