>
BIOSHQIP

Cyanide Performon Në Industry Për Pavarësi!

23-01-2014
Hip hop artisti i njohur shqiptar, Cyanide, do të ngjitet në skenën e madhe të Industry Club me rastin e gjashtëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Kështu e ka konfirmuar Industry club në faqen e tyre zyrtare në Facebook, duke paralajmëruar koncertin e parë të Cyanide para publikut shqiptar.

Para tij pritet të performojnë Dhurata Dora, Dj Blund dhe Real 1, në një mbrëmje që pritet të tërheqë adhuruesit e muzikës hip hop.

Pos tjerash pritet të jetë ky edhe një ‘show’ ekskluziv i paralajmëruar nga klubi dhe mbetet të shihet nëse Cyanide do të jetë në gjendje që t’i përmbushë pritjet e t’i performojë hitet e mëdha të tij para adhuruesve të muzikës së tij.
(Telegrafi)

Cyanide Performon Në Industry Për Pavarësi!