TEKSTESHQIP

Cyanide
Ngjarje E Vërtet
Lyrics

Yo, rrolite njo, shtinja flaken, edhe vnoja menen ksaj kange, ngoj mir fjalt,.....
(uhuuuu, huuuuu,)

Verse: 1

Se ne strofen e dyt, do sene mrena jon tu m’myt,
Per ni dost qe e njo qe moti, qe e kisha lan dhe kryt,
Me stilin qysh jetojshim, thojshe luft jetes i kem shpall,
Besom kur t’thom prind e ti sdojshin, me dit qe osht gjall,
Kur e pata taku, gati nofllen ja pata qmontu,
Per ni keqkuptim te vogel, teper shum kesh tu gabu,
Se ni dit e pash me ni, shoqe teme tu pi bari,
Him pak n’muhabet, edhe pash qe si un si ha kari,
As ati, me allti n’shok, u sillke vet pa shok,
Ni papak e rriti zanin me mu, ai e qiti n’tok,
i thash spate nevoj, un jom n’gjendje me nejt ne dy kam,
Po pi ati momenti, nuk kish kush qe na ndan,
Te tret kunder kejt botes, smujshim me nejt me ni ven,
Sdishim sdojshim me rrepsektu, kerkon edhe sen,
Si Tripod kur ishim bashk, skish kush qe na rrxon,
Se kurr se kishim pas asnjoni, dikon t’na kupton,
Rrishim bashk qut ton naten, thojshim kejt bota le t’kallet,
U bojshim both me njoni tjetrin, lirisht i kajshim hallet,
Folshim per kujtime t’jetes, qe dojshim mi harru,
Si pershembull baba saj, qysh ka dasht me dhunu,
Sa her qe ka ik pi shpis, n’vitet e femiris,
Qysh ka vjedh kur u kan unt, e ka ra n’dor t’milicis,
E ska pas qa me bo, perveq se me shku prap te ai,
Qe sish ne kontroll t’vetvetes, e i unt per fmi pa faj,
E ky tjetri hiq taman, se baba i tij n’arkoman,
Nana ti hiq ma e mir, kejt te kqiat kti ja lan,
Perveq drog, s’kishin buk, as dashni mi dhan fmis,
Ni dit kur per ta ska pas pare, e kan qit pi shpis,
Tashti sikur shpirt pa trup, i man hunt afer t’bardhes,
Shishja that e alkoholit, kejt veset e babes,
Un e kjo qika pa emen, e rujshim ton naten tu flejt,
Po qdo mengjes qe u qojke, njeri su doke i njejt,

Refreni:

Edhe pse sjom me ju, qdo nat per ju jom tu menu, (me juuu, menuuu)
Me senet qe ju murren jeten, sonte naten tu e kalu,

Edhe pse sjom me ju, qdo nat per ju jom tu menu, (me juu, tu menuuu)
Me senet qe ju murren jeten, sonte naten tu e kalu,

Verse: 2

Ni vit kaloj qashtu, kajher i bojshim shoqni,
Thojshim mos ta bon veq vet, se ky sdin ku ka kufi,
Shpesh u qartke na u gjujke, kur ja mshefshim heroinen,
Po i premtum njoni tjetrit, sa t’jem gjall nuk ja kthejm shpinen,
Do dit vdekja ish gratis, e do dit u shitke lir,
Do dit ishin teper t’vshtira, po do dit ishin ma mir,
Pritshum engjullin e vdekjes, qdo nat me na marr,
Qat her m’pa kjo shoqja jetes, dyqysh sikur per het t’par,
E kejt bota u ndryshu, kur kadale u afru,
E nisha tu marr frym thell, truni jem ish tu vrapu,
Buzt e saj u happen, me fjalt “te du” u ndrru jeta,
Se ky dosti ksaj ka dasht me ja than, moti fjalt e njejta,
E meta gibc pran saj, ja nisa ndjenjat ti lshoj,
Se mrena thell e disha, nina si ajo nisoj,
Kadal tu ja prek ftyren, gishtat hupen neper flok,
Kush kish menu qe nes qohem, e nuk jemi vetem shok,
Po qdo moment i lumtur, po vike me shtojz,
Kur e gjeta dostin tem, te ngrim sikur tu marr poz,
Mjeket than nga autopsia, ka ndrru jet me overdos,
Ni leter e kish lan permas, edhe shkrujke ne thojz,
“ shok ma t’mir se ju, kurr skisha mujt me pas,
veq kur ju pash prom te dyve, zemra dojke me m’plas,
e une tash ne parajs, ruj ven per te tret,
kujdesuni ju per veti, se na shihemi apet”

Refreni:

Edhe pse sjom me ju, qdo nat per ju jom tu menu, (me ju, menu)
Me senet qe ju murren jeten, sonte naten tu e kalu,

Edhe pse sjom me ju, qdo nat per ju jom tu menu, (me ju, tu menuuu)
Me senet qe ju murren jeten, sonte naten tu e kalu,

Verse: 3

Do njerz i mallkon zoti, e do lindin te mallkum,
Mas tri ditve e gjeta shoqen, pi goje tu qit shkum,
Do njerz spi kapke e keqja, e do spi lshojke kurr,
Se ndergjegja ndaj vdekjes t’shokut, mrena e kish furr,
E mu vet em kalon nata, qe jen shku smuj mu bind,
Me ni shishe raki, e pres diellin me lind,
Se si dru ne funeral, as qe mujsha me kajt,
Se ju premtut diqka, qe nuk mujtet me majt,
Mu msu me dikon ish keq, se kur t’ikin bohet fshtir,
faleminderit pi juve, tash un jom njeri ma i mir,
E di mi vlersu jeten, sa her problemet te n’drrohen,
ju jeni t’lir pi ksaj jete, qe un ala ballafaqohem,
dej sa un ju maj ne men, ishalla ma runi ni ven,
jeta m’boni teper t’fort, niher ska sen qe me then,
po gjumi ish vllavi vdekjes, e ajo nuk kish ilaq,
dej sa t’shihemi apet, shpirti ju pushoft ne paq,

Refreni:

Edhe pse sjom me ju, qdo nat per ju jom tu menu, (me ju, menu)
Me senet qe ju murren jeten, sonte naten tu e kalu, (me ju, tu menuuuu)

Edhe pse sjom me ju, qdo nat per ju jom tu menu, ( me ju, menu)
Me senet qe ju murren jeten, sonte naten tu e kalu, (me ju, tu menuu)

DËRGOI: