A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Cyanide - Andrra E Vjedhur


Choose star rating

Rating:  5 / Votes cast:  14

Fans' Comments

No Comments 🔥🔥

30/03/2018

2018-03-30T16:00:13

Verse 1

T'kan thirr mrekulli, diten kur ki mrri
edhe pse je ardh tu kajt je kon bukuri, je kon shpirt i ri,
plot me energji pa i korroptum, e tash je veç pordh e vjetër
edhe i pa kuptum.
Se as 1 çerek te jetes, s'ja ki kushtu vetes
si ke bo do vjet syt t'kan ra mas perdes,
ndryshe duhet me hanger, ndryshe duhet me pi,
duhet me pas marifet se nuk je i ri,
pse menon qe kur je fmi hiq nuk ki merzi,
i don ton hiq pa kushte edhe s'ki zili,
Ego s'egziston zemra ka liri,
per qata ki simpati edhe bjen n'dashni,
ma shum vitet qe kalojn neuroret ndryshojn,
s'munesh mo me bo qa dush se tash te gjykojn,
te shtin ren me ton tjert edhe te krahasojn,
suksesin ta definojn edhe te vlersojn..

Refreni

Jeta nuk osht per me vujt, mos e le kohen me lujt
mos i le andrrat me ti vjedh, e ne humner me ti gjujt!

Verse 2

Do rriten me besim e do rriten me shkenc,
po s'ki qare pa u rrit, mir se vjen n'adoleshenc
tash ti duhesh mos me honger e me nejt i holl,
dashte, s'dashte nuk ki qare pa shku me 1 shkoll!
e me nejt ul me vite kryt me ta mush,
qysh duhet m'u sjell, nuk o ti qysh dush!
mos ta nin qa don me bo ti, mos ki dert,
notat e shkolles mesme te qojn ne fakultet,
ku i hup edhe do vjet dej sa te vjen ne hun,
mos hup koh kur dipllomon mirpo hin ne pun,
gjeje 1 se shokt e tu jon krejt te martum,
qysh erdh puna 30 vjet degt u perfundun?
tash jeni 2 rroga, duhet shpija apo banes?
nanat lypin mu bo gjysh qe me dek me shpres,
njerzit kan shpik martes pi tutes me dek vet,
pi 1 njeri qe jeton me tut kurr nuk ki qa pret!

Refreni

Jeta nuk osht per me vujt, mos e le kohen me lujt,
mos i le andrrat me ti vjedh, e ne humner me ti gjujt!

Verse 3

1 jet e kemi veq, momenti o i art,
nese m'vet ti mu per njerz, opinioni so i lart!
menojm bota o qatu qysh e shohim n'hart,
dojm mi nxon balenen, t'u peshku me vark!
ton kjo bot, ton kta njerz, kejt ton dojn me ec me 1 rrug,
Ego i ka shti mi shpraz oqeanin me lug,
nuk dojn me besu mo, Zotin dojn me prek,
2 her je i lumtur n'jet kur te lind, e kur vdek,
kur je rahat e kur hek, qendro ai qe je,
duje njejt ata si ti, duje njejt edhe kur sje,
si ai, si ajo, kejt kan lind perfekt, e ti mos gjyko!
Ajo shkon me 10't, ose e run veten per 1
osht vendim i saj e din qa osht mir per to,
e din qka e bon te lumtur e mu ni e gjall,
e un thom me merzi se osht rrug e rrall..!

Refreni 2x

Jeta nuk osht per me vujt, mos e le kohen me lujt,
mos i le andrrat me ti vjedh, e ne humner me ti gjujt!


Lyrics submited by Erduan Ta




more...




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019