>
BIOSHQIP

Dafina Dauti Publikon Videoklipin E Ri “S'po Ma Nin”...

07-09-2013
Dafina Dauti sapo ka publikuar videoklipin e saj më të ri në bashkpunim me 2 Ton. "S'po ma nin" titullohet kënga, e cila është realizuar nga 2 Ton, ndërsa për videoklipin është përkujdesur produksioni "Vissoundmedia". Dafina na rrëfen më shumë detaje në këtë intervistë për teksteshqip. Ne e shfrytëzuam rastin ta pyesim Dafinën edhe për koncertet, pushimet, këngët dhe gjithçka që ajo realizoi këtë verë.

Teksteshqip: Dafina, sapo keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "S'po ma nin" në duet me 2 Ton. Na flisni pak më shumW rreth këtij projekti?

Dafina: Klipi ka dalë në një ditë të shënuar, pikërisht sot është dhe ditëlindja e vajzës time Elizabeta, këngën e ka bërë 2 Ton ndërsa klipin produksioni "Vsm".

Teksteshqip: Si lindi ideja për bashkpunim?

Dafina: Për bashkpunimin me 2 Ton ishim që të dy dakort, por unë isha ajo që doja një bashkpunim me 2 Ton, sepse mua më ka pëlqyer si reper dhe këngët që i ka, prandaj ja kam besuar dhe këngën që ai e ka bërë.



Teksteshqip: Përse zgjodhët produksionin "Vissoundmedia" për të xhiruar videoklipin?

Dafina: E zgjodha këtë produksion sepse unë kam dhe një klip tjetër nga ky produksion dhe që atëherë isha ndarë shumë e kënaqur, ndaj e zgjodha sërish.

Teksteshqip: Për çfarë flet kënga?

Dafina: Kënga flet për njerëzt që vazhdimisht flasin jo kështu e jo ashtu, por unë them s'ka rëndësi kush flet për mua, unë të gjitha i realizoj pa ndihmën e askujt, andaj gjithmonë edhe texti është ai që përshtatet me realitein.

Teksteshqip: Kënga "Karamelja" ishte një ndër hitet më të mëdha të kësaj vere. Na trego pak sa je ndarë e kënaqur me suksesin që pati kjo këngë?

Dafina: Me këngën "karamele" jam ndarë mjaft e kënaqur, si me klikime në youtube ashtu edhe me pëlqimin e njerëzve, njëkohësisht edhe në koncerte është dëgjuar dhe është kërkuar mjaft.



Teksteshqip: Sa keni qenë e angazhuar gjatë kësaj vere nëpër koncerte?

Dafina: Kam qenë jashtzakonisht shumë e angazhuar në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni dhe kudo ku ka shqiptar.

Teksteshqip: Po pushimet verore i ke mbaruar, apo do të shkosh së shpejti?

Dafina: Pushimet normal s'i kam mbaruar ende, kamë qenë mjaft e angazhuar me këngën, me klipin, me koncertet, por kam kaluar pushime dyditëshe dhe triditëshe dhe nuk e di a mund të shkoj tash në pushime sepse tani kam koncerte dhe në diasporë.

Teksteshqip: Cilat janë idetë e tua të ardhshme pas këtij projekti? Do të na vish me ndonjë videoklip të ri apo edhe me ndonjë album, pse jo?

Dafina: Shpresoj që me një album do të vij shumë shpejt, por normalisht dhe me një videoklip.



Teksteshqip: Përse Dafina është diferente nga festivalet? Kur do ta shohim Dafinën në ndonjë festival?

Dafina: Dafina do të jetë prezente nëpër festivale atëherë kur do të jenë festivale me plot kuptimin e fjalës. Festivalet besoj e dimë çdonjëri se si janë tek ne.

Teksteshqip: Dafina ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat dhe me teksteshqip për projektin tënd të fundit. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Çfarë do tu thuash fansave dhe publikut?

Dafina: Së pari, ju falmderoj juve për intervistën, faleminderit shumë fansave të mi dhe ju them që "Po të mos ishit ju nuk do të isha këtu ku jam", i falemderoj shumë dhe ju premtoj se gjithmonë do të kem këngë të bukura për juve.
(Teksteshqip)

Dafina Dauti Publikon Videoklipin E Ri “S'po Ma Nin”...