>
BIOSHQIP

Dafina Dauti: “Falenderoj Zotin Që Më Ka Falë Kështu Si Jam”

31-05-2014
Këngëtarja e njohur Dafina Dauti shpesh është komentuar në media për paraqitjet e saj skenike por edhe për jetën private.

E ndonëse fytyrë publike dhe çdo gjë rreth saj mund të jetë interesante për publik, këngëtarja nuk ka hezituar që t'u përgjigjet pyetjeve ndryshe për gazetën Tribuna, në mënyrë që fansat e saj t’i njoftojë edhe me gjësendet tjera që deri tani nuk ka pasur rast t’ia tregoj...

Tribuna: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë?
Dauti: Eh fëmijëria...është pjesë që e kujtoj me shumë, shumë emocione. Kam qenë fëmijë shumë i urtë dhe asnjëherë nuk i kam sjell prindërve probleme.



Tribuna: Cili është libri dhe filmi që iu kanë lënë më së shumti përshtypje?
Dauti: Libri që më ka lënë përshtypje së fundmi është ‘Hiri i Vullkanit’ autor i së cilës është Blendi Fevziu. Ndërsa sa i përket ndonjë filmi së fundi nuk ka ndonjë që më ka bërë shumë përshtypje.

Tribuna: Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj?
Dauti: Është një xhaketë që e kam ble 2000 euro. Kjo po më kujtohet për momentin.

Tribuna: Cila është e meta juaj më e madhe?
Dauti: Nervozohem shumë shpejt. Këtë e marr si të metë, sepse jam temperamente shumë.

Tribuna: Çfarë vëren fillimisht të një femër/mashkull?
Dauti: Fillimisht sjelljet e tij është ajo që më bën më së shumti përshtypje.



Tribuna: Cilëve tipa të njerëzve ju ikni?
Dauti: Tipave që janë veç hajt.

Tribuna: Hobi juaj i preferuar?
Dauti: Profesioni dhe hobi im është dhe do të mbetet muzika.

Tribuna: Çfarë mund të ju nervozojë në moment?
Dauti: Në moment nuk e di. Unë nervozohem shumë shpejt dhe për ndonjë gjë të vogël. Por e mira është që jam njeri i kthyeshëm dhe menjëherë qetësohem.

Tribuna: Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë?
Dauti: Ndihmë, s'e di nuk po më kujtohet.



Tribuna: Cila është frika juaj më e madhe?
Dauti: Vec prej qenit frikohem. Tjetër frikë nuk kam.

Tribuna: Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia?
Dauti: Pa çantën nuk dal nga shtëpia.

Tribuna: Çfarë i thoni më së shpeshti vetës kur shikoheni në pasqyrë?
Dauti: I falënderohem Zoti që më ka falë kështu si jam.

Tribuna: Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban?



Dauti: Ndoshta para 10 viteve.

Tribuna: Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro ku i kishit shpenzuar më parë?
Dauti: Auuu hmm s’po di normal që kisha pasur qejf fillimisht t'i ndihmoj njerëzit që jetojnë në skamje dhe kanë më së shumti nevojë. Besoni që shpirti më dhemb kur i shoh se si jetojnë disa njerëz tek ne.

Tribuna: Destinacioni i juaj i ëndrrave?
Dauti: Është mendimi për vajzën time, për rritjen e saj dhe edukimin. Ajo është gjithçka për mua dhe mund të them me bindje të plot që vetëm për të mendoj e jetoj.

Tribuna: A bëni punë shtëpie?
Dauti: Bëj punë normal, edhe atë shumë shpesh.
(Arbnora Xani)

Dafina Dauti: “Falenderoj Zotin Që Më Ka Falë Kështu Si Jam”