>
BIOSHQIP

Dafina Rexhepi, Videoklip Se Shpejti

15-02-2012
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Rexhepi, ka bërë të ditur se do të lansojë videolipin e saj të parë solo, pas shumë bashkëpunimeve me reperët elitë të estradës.
Dafina Rexhepi, e cila njihet për hitet "Ti m'i then kufinjt" dhe "Party&Bullshit", ka konfirmuar realizimin e videoklipit të ri.

"Jam duke përgatitur një këngë vetëm, klipi do të xhirohet në Gjermani me shumë valltarë dhe kënga do të jetë na gjuhën angleze. Tekstin e ka shkruar Linda Halimi teksa për muzikën është përkujdesur Strike", theksoi Dafina për Express dhe intervistën e plotë mund ta shikoni më poshtë.
(Telegrafi)

Dafina Rexhepi, Videoklip Se Shpejti