>
BIOSHQIP

Dafina Rexhepi Duet Me Ardian Bujupin

27-08-2011
Këngëtarja e re kosovare, Dafina Rexhepi, është duke përgatitur një surprizë të këndshme për fansat e saj. Gjatë qëndrimit në Gjermani, ajo ka pasur mundësinë që të takojë talentin kosovar, që bëri bujë të madhe me paraqitjen e tij në talentët e Gjermanisë, Ardian Bujupi. Ideja e bashkëpunimit ka qenë shumë interesante, pasi edhe Ardiani që nga përfundimi i spektaklit ku mori vendin e tretë, ka dashur të realizojë edhe ndonjë k ëngë në gjuhën shqipe.

Të dy këngëtarët jetojnë në Gjermani dhe njohja mes tyre ka filluar që nga organizimi i një tjetër spektakli shqiptar për të zbuluar atje talente dhe për të vazhduar shoqërimi edhe më tej, aq sa për të menduar për një bashkëpunim. Dhe, derisa vitin e kaluar Dafina pati një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e parë në Kosovë, duket se Ardiani priti një moment tjetër për të shkëlqyer jo vetëm për publikun tonë, por edhe për të gjithë vendet gjermanfolëse. Realizimi i duetit ka kaluar në fazën përgatitore, por se çfarë do të dalë nga ky produkt, duhet të presim pasi të mbarojë.
(panorama)

Dafina Rexhepi Duet Me Ardian Bujupin