Edhe këngëtarja Dafina Rexhepi po përgatitet për këngë të reja gjatë këtij sezoni veror. Mësuam se ajo tashmë ia ka besuar producentit Don Arbas një këngë të re, e cila pritet të jetë një hit, ndërsa do ta ketë edhe një video.
Don Arbas na ka treguar se ende nuk është vendosur titulli i këngës, por së shpejti, përveç këtij singeli , do të jetë edhe një këngë duet nga ai me Dafinën. Producenti Don Arbas është një hit-bërës i hiteve verore, që edhe këtë verë të nxehtë do të dominojë në tregun shqiptar.