>
BIOSHQIP

Dafina Rexhepi, Një Këngë Për Ti Bashkuar Njerëzit

08-12-2012
Personazhi ynë hyn tek ato femra simpatike, por edhe te këngëtaret e ëmbla.

Është kjo këngëtarja Dafina Rexhepi, e cila vetëm pak ditë më parë ka publikuar videoklipin e këngës më të re "Tash', këngë kjo që, siç thotë edhe vetë ajo, është punuar më herët, por erdhi momenti i Festës së Pavarësisë dhe u publikua.

Në fakt, ne i adresuam 10 pyetje, por në përgjigjet e kthyera na mungoi një, arsyeja është se ajo nuk do të flasë për dashurinë me djalin që do, dhe aq më tepër si duket nuk e ka në plan fejesën.

Por, a e ka braktisur ajo përfundimisht bashkëpunimin me Genc Prelvukajn dhe pse është shtyrë bashkëpunimi me Ardian Bujupin e shumëçka tjetër, e kuptoni posa të lexoni këtë intervistë dhënë për gazetën tonë.

"Kosova Sot": Pse kjo këngë me këtë klip në fund të vitit?
Dafina Rexhepi: Kjo këngë është punuar më herët, mirëpo klipi na ka marrë kohë më tepër, plus ka motive për t'i bashkuar njerëzit dhe kam shfrytëzuar rastin e Pavarësisë, 100 -Vjetorit për t'u publikuar.

"Kosova Sot": E gëzuar me klikimet dhe komentet e videos së re?
Dafina Rexhepi: Po klikimet po shkojnë mirë, komente gjithmonë të mira që më shtyjnë të punoj ende më tepër.

"Kosova Sot": E vërtetë që Dafina e ka braktisur Gencin duke bashkëpunuar me Don Arbasin ?
Dafina Rexhepi: Jo, Dafina ende punon me Gencin, por edhe me Arbasin dhe të gjithë ata që më pëlqejnë, me idetë dhe punën e tyre.

"Kosova Sot": Ku e kaloi dhe si Dafina Festën 28-Nëntorit?
Dafina Rexhepi: E kam kaluar në një koncert dhe me familjen pastaj.

"Kosova Sot": Më shumë në Gjermani po jeton Dafina, apo edhe në Kosovë?
Dafina Rexhepi: Isha në Kosovë deri para 1 muaji për koncerte, por edhe duke përgatitur albumin, mirëpo tash po qëndroj në Gjermani, dua pak kohë për familjen.

"Kosova Sot": Duke ditur se videot dhe këngët e tua kanë shumë klikime, fiton nga klikimet?
Dafina Rexhepi: Po, fitoj si çdo këngëtar, kam pjesën që fitoj edhe unë.

"Kosova Sot": Po ai bashkëpunimi me Ardian Bujupin kur do të jetë, apo pse nuk është bërë?
Dafina Rexhepi: Bashkëpunimi me Ardianin është shtyrë për shkak se të dy ishim të zënë, ai me albumin e tij, kurse unë me mbrëmje në Kosovë dhe nuk kemi pasur kohën e duhur për të realizuar diçka.

"Kosova Sot": Për Vit të Ri ku do të jesh?
Dafina Rexhepi: Ende nuk di, s'kam plane.

"Kosova Sot": Kjo është kënga e fundit për këtë vit, apo do të ketë edhe ndonjë këngë apo video të re?
Dafina Rexhepi: Kam edhe një këngë, mirëpo nëse nuk kryhet videoklipi, nuk do ta publikoj këtë vit, por në fillim të vitit të ardhshëm.

Dafina ka nje dileme dhe ka kerkuar ndihmen e fansave nepermjet rrjetit social Facebook:

"Si muj mi pre kto floke te mira, a kishi thon mi pre?", ka shkruar ajo.

Dafina ka nder floket me te bukura ne estraden shqiptare dhe patjeter qe duhet kurajo vetem sa per ta menduar e jo me per te ekzekutuar nje gje te tille.

Ndoshta kengetarja ka ndjere nevojen per nje look te ri te saj, qe nenkupton nje intervenim edhe ne floket qe ajo i do shume. E bukura e kesaj, nese mund ta themi keshtu, eshte se floket fale zotit rriten shpejt edhe nese gabohet duke eksperimentuar, megjithese do te duhet nje kohe me e gjate per te arritur volumin e bukur qe e ka sot.

Perndryshe, kete fundvit ajo eshte mjaft e angazhuar neper koncerte ndersa mesojme se me daten 15 dhjetor do te jete ne Biel Bienne te Zvicres.
(Maksim Gjokaj)

Dafina Rexhepi, Një Këngë Për Ti Bashkuar Njerëzit